Nëse ka një statistike në të cilën Milani shkëlqen më shumë se skuadrat e tjera të Serie A, është ajo e rikuperimit nga situatat e pafavorshme. Askush si Milan, që në ndeshjet e nisura me kundërshtarët në avantazh kanë arritur të rrëmbejnë 19 pikë. Konkretisht, Djalli ka rikuperuar plot 9 nga 19 ndeshje si dhe ka fituar 5 prej tyre. Për më tepër, të gjitha sukseset, kanë ardhur me Sergio Conceiçaon në pankinë. Dhe konkretisht:
- 17 gusht, Milan – Torino 2-2 (trajner Paulo Fonseca)
- 9 nëntor, Cagliari – Milan 3-3 (Paulo Fonseca)
- 31 gusht, Lazio – Milan 2-2 (Paulo Fonseca)
- 14 janar, Como – Milan 1-2 (Sergio Conceiçao)
- 26 janar, Milan – Parma 3-2 (Sergio Conceiçao)
- 8 mars, Lecce – Milan 2-3 (Sergio Conceiçao)
- 15 mars, Milan – Como 2-1 (Sergio Conceiçao)
- 5 prill, Milan – Fiorentina 2-2 (Sergio Conceiçao)
- 5 maj, Genoa – Milan 1-2 (Sergio Conceiçao)
- Indikative edhe të dhënat krahasuese me të gjitha skuadrat e tjera të Serisë A, shohim klasifikimin relativ me revanshet:
- 1. Milan 19 pikë
- 2. Bologna 18
- 3. Atalanta 16
- 4. Napoli 14
- 4. Roma 14
- 6. Cagliari 13
- 7. Lazio 10
- 7. Como 10
- 7. Torino 10
- 10. Inter 9
- 10. Fiorentina 9
- 10. Udinese 9
- 10. Parma 9
- 14. Genoa 8
- 15. Juventus 7
- 15. Hellas Verona 7
- 15. Venezia 7
- 18. Lecce 6
- 19. Empoli 4
- 19. Monza 4
Nëse shohim në pesë kampionatet më të mira evropiane (Serie A, Premier League, LaLiga, Bundesliga dhe Ligue 1), vetëm tre skuadra kanë bërë më mirë se Rossonerët, që janë Atletico Madrid (23 pikë), Liverpool (22) dhe Manchester City (20). Ndërkohë që Newcastle dhe Celta Vigo janë në të njëjtin nivel me Djallin. Real Madridi është një pikë më poshtë, ashtu si dhe Aston Villa e Fulham. Një shifër domethënëse për Milanin, e cila nxjerr në pah cilësitë teknike si edhe një lloj qasje mendore, e cila nga njëra anë lë diçka për të dëshiruar për shumë herët që kanë shkuar në disavantazh, nga ana tjetër tregon se, veçanërisht, me Conceiçao, është gjetur forca për të ndryshuar situatën gjatë ndeshjes, ndoshta edhe duke shfrytëzuar ato momente kur kundërshtari ka ulur ritmin.
Nuk janë përfshirë në këto statistika ndeshjet nga kompeticionet e tjera: bie fjala, me revanshet e Milanit që fitoi Superkupën Italiane, duke përmbysur Juventusin në gjysmëfinale dhe Interin në finale. E jashtëzakonshme, por jo plotësisht e habitshme për ata që e kanë ndjekur Sergio Conceiçaon që nga kohaët e Portos. Të dhënat flasin vetë, veçanërisht në fillim të sezonit të kaluar:
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
- Dita 1ª, Moreirense – Porto 1-2 (në disavantazh 1-0, shënon dy gola midis 67′ dhe 74′)
- Dita 2ª, Porto – Farense 2-1 (gol vendimtar në 90’+10)
- Dita 3ª 3, Rio Ave – Porto 1-2 (në disavantazh 1-0, shënon dy gola midis 91′ dhe 94′)
- Dita 4ª, Porto – Arouca 1-1 (në disavantazh në 84′, rikthen në 90’+19)
- Dita 6ª, Porto – Gil Vicente 2-1 (gol vendimtar në 90’+1)
Si përfundim: Milani nuk vdes kurrë, veçanërisht kur në timon është… Sergio Conceiçao.