MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Nuk ka më kohë! Asgjë nuk duhet normalizuar. Një akord që i bën të gjithë të lumtur. Real Madrid – Milan: historia në fushë
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Nuk ka më kohë! Asgjë nuk duhet normalizuar. Një akord që i bën të gjithë të lumtur. Real Madrid – Milan: historia në fushë

By
Milanistat
05.11.2024
4 Min Read
Share
SHARE

Ka të drejtë Alvaro Morata, koha e adaptimit ka mbaruar. Milani duhet të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë këtë sezon, të përjetojë një vit me ulje-ngritje, apo më në fund do të marrë rrugën e duhur. Deri më tani, disa gjëra nuk kanë bindur, përtej rezultateve që mbërrijnë me shumë vështirësi, as loja e Milanit nuk është e mahnitshme. Pa folur për çështjet e brendshme që duhen zgjidhur për të mirën e ekipit. Një lojtar ekspert si Morata, përveçse nuk kërkoi justifikime për vonesën e akumuluar nga Milani në klasifikim, e përcaktoi edhe Rafael Leaon si lojtarin më të talentuar në skuadër, duke i dalë kundër edhe Fonsecës, i cili në të kundërt, kërkon ta “normalizojë” portugezin. E pra, të ulësh në stol lojtarin më të talentuar në skuadër nuk mund të jetë normale. Rafa nuk po kalon një moment të mirë, po, por duhet ndihmuar, sepse kur të rikthehet Leao i vërtetë do të përfitojë i gjithë ekipi.

Sonte, kundër Real Madridit, Rafa do të ketë një shans të madh që në minutën e parë dhe duhet ta shfrytëzojë. Ashtu siç bëri një vit më parë kundër PSG-së në Champions League, ndeshja e fundit në të cilën portugezi ka shënuar në Evropë. Duhet t’i hedhë tej retë që ka mbi krye dhe thashethemet që i irritojnë shpirtin, të rifitojë besimin në vetvete dhe të bëhet sërish ai lojtari vendimtar që të gjithë njohim. Bernabeu është skena më e mirë për ta bërë.

Do të jetë një ndeshje speciale kundër Carlo Ancelottit. Historia do të zbresë në fushë, plot 22 Champions League mes Milanit dhe Realit, dy skuadrat më futuese të të gjitha kohërave.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Milani e ka kuptuar se kanë ndër duar një perlë të vërtetë si Reijnders dhe ka ndërmend ta blindojë. Mesfushori holandez e ka tashmë një kontratë të gjatë por drejtuesit duan t’ia zgjasin edhe me një përmirësim financiar në dobi të vetë lojtarit. Zgjedhja për të hedhur hapin e parë duke telefonuar babain-agjent të Reijnders u vlerësua shumë nga familja e Tijjanit, dialogu ka nisur dhe deri në fund të vitit duhet të mbërrijë edhe shtyrja e kontratës deri në vitin 2030 por mund të firmoset vetëm duke filluar nga 1 korriku 2025. Lojtari do të ketë një përmirësim të konsiderueshëm në pagë, një lëvizje kjo për të larguar çdo pretendent të mundshëm. Si Barcelona ashtu edhe Manchester City kanë kërkuar informacion për Reijnders këto javët e fundit ndaj Milani veproi herët duke i paraprirë dhe shmangur ndonjë surprizë të pakëndshme.

Kapitulli i stadiumit, Milani dje ka paraqitur shprehjen e interesit për të blerë zonën e San Siros së bashku me Interin. Një akt kunddrejt Bashkisë së Milanos dhe kryebashkiakut të saj. Vlera e Agjencisë së të Ardhurave të zonës është afërsisht 200 milionë euro. “Një hap i mëtejshëm, i kryer së bashku me Interin, për të qenë në gjendje të eksplorojmë hipotezën e ndërtimit të një stadiumi të ri në San Siro”, tha Scaroni. Paralelisht, Djalli po punon gjithmonë për opsionin San Donato, i cili mbetet edhe si opsioni më i realizueshëm.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?