Nuk ka mbaruar ende: tym e flakë në merkaton Milan, edhe një mbrojtës dhe një sulmues tjetër i madh janë rrugës?

Milanistat
4 Min Read

Në casa milan merkato nuk duket se është mbyllur plotësisht. Pas javësh të tëra lëvizjesh të synuara dhe blerjesh të menduara me kujdes, drejtuesit Rossonerë po shqyrtojnë të bëjë edhe një lëvizje të fundit në mbrojtje, të vetëdijshëm se sezoni do të jetë i gjatë dhe i ngjeshur, si me kampionatin ashtu edhe me Kupën e Italisë.

Përshtypja është se pazëllit i nevojitet të paktën edhe një figurë tjetër, në mënyrë që ti jepen Allegrit alternativa vërtetë reale, veçanërisht nëse zgjedhja taktike do të jetë ajo e përqendrimit me vendosmëri në prapavijën me tre. Në këto ditë të fundit fushatës së blerjeve, në fakt, është e mundur që Rossonerët të përpiqen të blejnë edhe një mbrojtës tjetër të fortë.

Për momentin në organikë janë katër qendërmbrojtës: Fikayo Tomori, Matteo Gabbia, Strahnja Pavlovic dhe blerja e re Koni De Winter, pak si pak nëse Max Allegri do të synonte me vazhdimësi të mbështetej në mbrojtjen me tre.

Emrat në listë

Pikërisht për këtë arsye, siç kanë zbuluar kolegët e të përditshmes së madhe sportive Corriere dello Sport, nuk përjashtohet mundësia që drejtori sportiv Igli Tare të mund ndërhyjë në ditët e fundit të merkatos verore për të forcuar mbrojtjen Rossonere.

Ndër emrat e ndjekur nga djalli është përshembull Caleb Okoli, mbrojtës 24 vjeçar i Leicesterit që kushton midis 10 dhe 15 milionë euro. Një tjetër profil që pëlqehet është ai i Jakub Kiwior, edhe pse nuk do të jetë e lehtë ta rrëmbejnë nga Arsenali me kushte të favorshme.

Vlahovic një opsion i fortë për sulmin

Klubi Rossoner është gati të përforcojnë me vendosmëri edhe sulmin gjatë këtyre ditëve të fundit merkatos. Tare dhe njerëzit e merkatos Milan vërtetë kanë identifikuar Victor Boniface të Bayer Leverkusen si kandidatin ideal për t’i shtuar cilësi dhe dinamizëm sulmit të Massimiliano Allegrit, negociatat për të cilin me klubin gjerman pothuajse janë në mbyllje, por për sulmin nuk është vetëm 24-vjeçar nigerian. Është edhe një tjetër që konsiderohet objektivi kryesor e që duhet të finalizohet sa më shpejt të jetë e mundur për t’i dhënë Allegrit një aset të ri.

Boniface nuk përjashton Vlahovic

Ndërkohë, që Boniface pritet të zbarkojë në Milano, është edhe emri i sulmuesit të Juventusit, Dusan Vlahovic, që nuk është hequr ende nga listat e klubit Rossoner. Milani po vazhdon të monitorojë me kujdes nga afër zhvillimet rreth ish Fiorentinës, duke e mbajtur gjallë mundësinë e një blerje të mundshëm deri në fund të merkatos. Kjo vërtetohet edhe nga eksperti i merkatos Alfredo Pedullà, i cili në një postim të tij në rrjetin e njohur social X, ka nënvizuar që pista Vlahovic kërkon kujdes, por nuk është braktisur: “Do të ndiqet situata deri në fund, pa nxitim, por me vendosmëri”.

Strategji fleksibile

Opsioni Boniface-Vlahovic pasqyron vullnetin e Milanit për të lëvizur me shpejtësi, por edhe me kujdes. Boniface përfaqëson zgjedhjen më konkrete, si për nga karakteristikat teknike, ashtu edhe për formulen e akordit e konsideruar e qëndrueshme nga klubi.

Sulmi Rossoner

Sidoqoftë, prania e Vlahovic nëpër radarë tregon se klubi nuk po përjashton skenarë alternativë nëse lindin mundësi të favorshme. Objektivi mbetet ai i mbylljes së merkatos me blerje cilësore që të mund të garantojnë gola dhe të kenë ndikim të menjëhershëm në skuadër. Në pritje të zhvillimeve, Allegri po ndjek me interes zhvillimet, ndërsa tifozët mezi presin fytyrën e re të sulmit të Rossonerëve.

Share This Article
Pa Komente