Një ditë jo tamam e paharrueshme për tifozët e Milanit, të cilëve iu është dashur të përballen që në orët e para të mëngjesit me lajme aspak pozitive për të ardhmen e idhujve të tyre.
Kështu, që me mëngjes tifozët kuqezinj u vunë në dijeni nga media sportive portugeze O Jogo mbi synimin e Al-Hilal për të paguar klauzolën çliruese prej 175 milionë euro për të marrë Rafa Leaon në Arabinë Saudite. Lajm që në fakt nuk i ka shqetësuar edhe aq tifozët, të vetëdijshëm për faktin se portugezi nuk ka gjasa të largohet nga Milani në moshën 24-vjeçare për t’u transferuar në një kampionat tjetër vërtetë shumë pak kompetitiv.
Por, nervozizëm të shumtë shkaktuan lajmet që vinin nga Spanja, saktësisht nga e përditshmja e madhe sportive Marca, e cila informonte se faktikisht Theo Hernandez është gati për t’u bërë lojtar i Bayern Munich. Transferimi, pra faktikisht i mbaruar sipas spanjollëve të Marca, vetëm një hap për francezin ishte si një dush i ftohtë për të gjithë botën kuqezi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Mirëpo lajmi, më pas u përgënjeshtrua nga shumë burime pranë Milanit, por edhe në Gjermani. Interesimi nga ana e bavarezëve është real, por negociatat nuk janë mbyllur. Situata është krejt ndryshe.
Edhe sepse Theo Hernandez, i cili ka një kontratë që skadon më 30 qershor 2026, i ka të qarta idetë. Mbrojtësi anësor dëshiron të vazhdojë të luajë me Milanin. Kërkesat e francezit sigurisht nuk janë të ulëta, por është e drejtë që një kampion si ai të fitojë shuma të konsiderueshme.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
E ardhmja e Theo-s
Kontrata e tij e re me Djallin, nëse do të arrihej një akord, mund ta bëjë që të përfitojë një pagë prej rreth 7/7.5 milionë euro neto në sezon. Po diskutohet sepse vullneti i palëve është që të arrihet në një marrëveshje që t’i kënaqë të gjithë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Tifozët, pra, urojnë që Theo Hernandez të mundë vërtetë ta zgjasë edhe për shumë kohë kontratën e tij me kuqezinjtë e ndoshta të bëhet edhe kapiteni i Milanit. Më shumë se të tjerë shokë të skuadrës, në fakt francezi shihet si i pazëvendësueshëm.
Kështu pra përgënjestrimet janë shoqëruar nga video e Theo Hernandez i veshur me fanellën e re të Milanit. Një video që riktheu qartëzi buzëqeshjen e miliona tifozëve kuqezi, të cilët ishin të alarmuar në një ditë normale maji.
Së fundi, duhet thënë se nëse rrugëtimi i tij nuk do të vazhdojë me Milanin, preferencat e tij nuk do të binin mbi Bayern Munich. Preferenca do të ishte në fakt City dhe Real Madridi.