Nkunku, miliona në pritje: Milani pret lojtarin që e peshoi me flori

Nuk është justifikim; për fatkeqësisht është realiteti i trishtë. Numri 18 i Rossonerëve i ardhur në verë, pavarësisht përgatitjeve fillestare të bëra me Chelsea (ku shënoi dhe fitoi Kupën e Botës për Klube), sapo zbarkoi në Milano u vërejt menjëherë serioziteti i situatës së rëndë ku ndodhej. Lojtari nuk është në formë atletike, që vjen edhe pas një dëmtim të pësuar teksa luante për kombëtaren franceze. Ka nevojë për kohë, sigurisht, por jemi në nëntor. Koha tashmë ka kaluar...

Milanistat
3 Min Read

Nuk është sigurisht koha për të treguar me gisht, kjo është e qartë. Vëmendja, megjithatë, duhet përqëndruar mbi momentin e Christopher Nkunku, i ardhur këtë verë për një shifër të konsiderueshme (rreth 40 milionë euro) dhe aktualisht është një mungesë e madhe (dhe jo e vetmja) e repartit ofensiv të Milanit.

Midis një forme fizike ende ende pak të shklqyeshme dhe ndoshta pozicioni në fushë ende të paqartë, ish Chelseat do të duhet të ndryshojë marshin për të fituar Allegrin dhe Milanin.

Vetëm një gol deri më tani

Vetëm një gol këtë sezon, një gjysmë-volej në Kupën e Italisë kundër Lecces, ku në atë rast e nisi ndeshjen si titullar përkrah Gimenez. Ishte një gol që i nxori në pah të gjitha cilësitë e francezit, përfshirë atë si numër nëntë. I zoti në lojen brenda zonës së penalltisë, por ndoshta jo shumë “i ftohtë” për të pasur instinktet e një bomberi, alla Giroud domethënë.

Në fakt, Nkunku është diçka ndryshe. Ai është një puntë e dytë me cilësi atipike, i zoti në krijimin e hapësirave dhe, për të synuar, si në ndeshjen e fundit kundër Atalantës (do të flasim për këtë), thellësinë. Dhe a mjafton kjo? Jo. Në një moment kur trajnerit Allegri i mungojnë opsionet sulmuese, një lojtar me cilësinë e Nkunkut duhet dhe mund të bëjë më shumë.

Gjendja fizike jo në nivel të lartë

Nuk është justifikim; për fatkeqësisht është realiteti i trishtë. Numri 18 i Rossonerëve i ardhur në verë, pavarësisht përgatitjeve fillestare të bëra me Chelsea (ku shënoi dhe fitoi Kupën e Botës për Klube), sapo zbarkoi në Milano u vërejt menjëherë serioziteti i situatës së rëndë ku ndodhej.

Lojtari nuk është në formë atletike, që vjen edhe pas një dëmtim të pësuar teksa luante për kombëtaren franceze. Ka nevojë për kohë, sigurisht, por jemi në nëntor. Koha tashmë ka kaluar.

Kundër Atalantës pak gjëra

Duke zëvendësuar Leaon në fillim të pjesës së dytë, kundër Nerazzurrëve Nkunku ia arriti të gjejë disa (pak) mundësi pozitive në sulm.

Lëvizje të shpejta, shpërthime në thellësi dhe ndonjë top i përpunuar. Pati edhe mundësinë të godiste por, pa ndonjë arsye të dukshme, vendos të pasojë një top të rrezikshëm te Saelemaekers mu në buzë të zonës.

Shumë i prekshëm: për t’u rikthyer te goli i nevojitet më shumë karakter. Kundër Romës, pritet një përgjigje, ndoshta përfundimtare.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article