Ajo e Milanit po rezulton të jetë një merkato që është pak për të thënë. Jemi vetëm në fillim të gushtit, me akoma edhe një muaj të plotë merkatoje përpara dhe kanë ndodhur kaq shumë deri tani. Nga shitja e dhimbshme por fitimprurëse e Tonalit e deri te 8 blerjet e realizuara, disa prej tyre madje të një kalibri të madh.
Por surprizat e vërteta – ndoshta edhe të bujshme – mund të vijnë pikërisht në muajin e fundit të merkatos. Me pak fjalë, na pret një gusht zjarri. Por se temperaturat, kësaj here, nuk kanë të bëjnë aspak. Milani është më aktiv se kurrë, gjithnjë i vëmendshëm ndaj sugjerimeve dhe mundësive të merkatps, të cilat mund të hapin skenarë të rinj.
Milani, lëvizjet e rradhës në merkato, mes shitjeve dhe blerjeve të reja
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Orët e ardhshme do të jenë ato të Yunus Musah: mungon vetëm tymi i bardhë, pastaj mesfushori amerikan më në fund do të jetë një lojtar i ri rosoner. Ndërkohë, siç thamë, Milani po lëviz nëpër tavolina të tjera, si në merkaton në dalje ashtu edhe në atë hyrëse.
Nga ky këndvështrim, orët e fundit kanë dalë disa lajme shumë të forta, të cilat mund të përmbysin plotësisht merkaton Milan dhe t’i përziejnë kartat në tavolinë. Bazuar në lajmet më të fundit që po bëjnë zhurmë rreth orbitës rosonere, ja çfarë mund të ziejë tani në Casa Milan dhe çfarë mund të ndodhë në të ardhmen e afërt.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Si një rrufe në qiell të hapur, në ambientin Milan shpërtheu papritur lajmi sipas të cilit Rade Kruniç – një nga të përkëdhelurit e mister Piolit dhe njerëzit e tij të besuar në mesfushë – ka arritur tashmë një marrëveshje në parim me Fenerbahçen, e cila po e përkëdhel prej ditësh. Kështu, presingu i turqve mendohet të ketë qenë i suksesshëm.
Tashmë priten kontakte mes dy klubeve, qysh gjatë orëve në vijim, për të folur për transferimin e mundshëm të Kruniç në Turqi. Nga ana e tij, Milani do të kërkonte rreth 20 milionë euro, një shifër e rëndësishme por e përballueshme për Fenerbahçen. Me pak fjalë, negociatat mund të zhvillohen vërtet. E nëse kështu do të ishte, planet e merkatos rosonere do të pësonin një tronditje të re.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Në fakt, Milani do të detyrohej të rikthehej në merkato për mesfushën dhe kësaj here në kërkim të një lojtari shumë cilësor. Domethënë, një regjisor të vërtetë. Por, mbi të gjitha, duhet gjendur një profil që mund të përshtatet menjëherë e që të mos kërkojë shumë kohë për t’u adaptuar. Edhe sepse të gjithë mesfushorët e tjerë të ardhur deri më tani (Loftus-Cheek, Reijnders dhe Musah) vijnë nga jashtë dhe nuk e njohin Serie A. Kujdes për një super emër të afruar me Djallin.
Sipas SportMediaset, goditja e madhe për të zëvendësuar Krunic mund të jetë Teun Koopmeiners i Atalantës. Një sjysmë çmenduri merkatoje, por që do ta ngrinte edhe më shumë cilësinë e përgjithshme të mesfushës rosonere. Holandezi e njeh kampionatin italian dhe ka bërë tashmë shumë mirë në Serie A, por ka edhe një kosto shumë të lartë. Megjithatë kujdes: Atalanta është shumë e interesuar për De Ketelaere, shitja e të cilit mund të lejonte Milani të përqëndrohej te Koopmeiners. Por a mund të jetë CDK një kartë për t’u luajtur? Më shumë lajmet priten në ditët në vijim. Nuk ka mbaruar ende, përkundrazi. Për të komentuar këtë dhe shumë lajme të tjera së bashku me tifozë të tjerë të Milanit, klikoni në KANALIN TONË FACEBOOK TË TIFOZËVE ROSONERË! <<<