Milani është gati për të ndryshuar fytyrën e sezonit të tij, me objektivin për të arritur aksesin në edicionin e ardhshëm të Champions League. Ndryshimi në pankinë, me ardhjen e Sergio Conceicao, është vetëm lëvizja e parë e një projekti që synon ringritjen dhe mbajtjen në qiell të ambicieve të klubit. Efekti fillestar i trajnerit portugez ka qenë pozitiv, por rrugëtimi sapo ka nisur dhe do të duhet kohë për të ndërtuar një ekip më solid.
Pavarësisht disa gabimeve, si barazimi ndaj Cagliarit, Conceicao ka nevojë për durim dhe kohë që të konsolidojë idetë e tij dhe për të korrë frytet e dëshiruara. Skuadra, në fakt, është ende në fazë tranzicioni dhe kufijtë për përmirësim janë evidente.
Një yll ndërkombëtar te Milan në një transferim të lirë
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ndërkohë, në frontin e merkatos, ka një lajm premtues: Milani do të ishte duke shënjuar një yll ndërkombëtar i cili, me një transferim të lirë, mund ta përforconte dukshëm skuadrën. Një goditje që Ibrahimovic do të dëshironte t’ia bënte dhuratë trajnerit të ri, duke demonstruar kështu lidershipin e tij. Ibra do t’ia kishte vënë sytë me vendosmëri dhe determinim. Ardhja e tij mund t’i ofrojë Conceicaos mjetet e nevojshme për të ndërtuar një skuadër gjithnjë e më afër detameve të tij taktike por dhe në sjellje.
Dhurata e Ibrës për Conceicaon: mbërrin ylli ndërkombëtar
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Merkato nuk ndalet kurrë, veçanërisht kur bëhet fjalë për klube të mëdha si AC Milan, të cilët, në kërkim të vazhdueshëm të talenteve të zotë për të ngritur më tej cilësinë e organikës së tyre, duket se tani po i drejtojnë sytë mbi një yll ndërkombëtar. Ëndrra e merkatos që i bën zemrat e tifozëve të Milanit të rrahin fort – shkruajnë kolegët e Milanlive – mban një emër me peshë ndërkombëtare. Bëhet fjalë për Leroy Sanè, anësorin sulmues të Bayern Munich. Kontrata e lojtarit me klubin bavarez, skadon më 30 qershorin e ardhshëm dhe situata e tij kontraktuale e pasigurt, kanë rritur shpresat e Djallit për të siguruar shërbimet e tij, ndoshta pa derdhur shuma të ekzagjeruara falë formulës së transfertave falas. Pas mbërritjes te Bayern Munich në verën e vitit 2020 për një shumë prej rreth 49 milionë euro, Sanè nuk ka bindur plotësisht me paraqitjet e tij në fushë. Pavarësisht kësaj, talenti i lojtarit mbetet i padiskutueshëm. Me gjysmën e dytë të sezonit për të luajtur ende, e ardhmja e sulmuesit gjerman mbetet në pikëpyetje, duke u luhatur midis rinovimit me klubin gjerman, që nuk duket aspak i sigurtë, dhe një hapjeje ndaj skenarëve dhe sfidave të reja.
Milani sheh nga e ardhmja
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Nën drejtimin teknik të Sergio Conceicao, Milani po përgatitet të përballet me angazhime të rëndësishme si në kampionat ashtu edhe në Champions League, me synimin për të konsoliduar ambiciet e tij. Mundësia e pasurimit të skuadrës me një lojtar të kalibrit të Sanè tregon ambicien e klubit kuqezi për të mos u ndalur në sukseset e arritura së fundmi, por për të parë gjithmonë më lart.