MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Një udhëtim në botën përrallore të merkatos: gënjeshtra, fitime, mashtrime, shantazhe dhe inate midis “gazetave tifoze” ndërsa milanistët kapen me njëri-tjetrin
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Një udhëtim në botën përrallore të merkatos: gënjeshtra, fitime, mashtrime, shantazhe dhe inate midis “gazetave tifoze” ndërsa milanistët kapen me njëri-tjetrin

By
Milanistat
19.07.2024
4 Min Read
Share
SHARE

Bota kuqezi është bërë bipartizane, më keq se në politikë. Nga njëra anë, optimistët, besimtarët, romantikë e pashërueshëm: praktikisht, koorporatistët. Nga ana tjetër, kritikët, skeptikët, të zemëruarit: me pak fjalë, kundërshtarë.

Shigjetime, anatemime, ndonjëherë edhe ofendime, njerëz që dinë më shumë se të tjerët. Një betejë e brendshme me një kazan që përmban gjithçka në supë: klubin, trajnerin, lojtarët, opinionistët. Kush është në grupin e parë është shërbyer i lidhur me zinxhir, kush është në grupin e dytë është i lirë dhe medemek e di mirë historinë. Njerëzit koorporativë janë të kënaqur, opozitorët kërkojnë. Të parëve i shkon mirë edhe barazimi, edhe humbja, të dytët duan vetëm të fitojnë. Kështu është shndërruar milanizmi: në kullota të shënjuara si nëpër livadhet malore, larg fushave të futbollit.

35,000 abonentët, ata që shkojnë në Milanello për të parë stërvitjen, ata që dynden në inaugurimin e një dyqani flamurësh në rrugën Dante bashkë me Skaronin dhe Fonsekën, janë të mashtruarit e shkretë, të denigruar nga realistët, sipas të cilëve – nëse gjithçka shkon mirë – jemi të rrënuar.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Pra, koorporatistët pinë si ujë të freskët (në këto ditë të rrëmbyeshme) të gjithë emrat e hedhur në koshin e merkatos së heshtur të kuqezinjve, qofshin mbrojtës anësorë, mesfushorë apo sulmues, të rinj apo të vjetër. Të tjerët ngrenë supet, shohin nga Morata e poshtë, duke mos besuar më asgjë: thjesht një Kapiten Kampion Evrope, asgjë më shumë… sa e trishtuar.

Ndërkohë, parku argëtues rrotullohet, i manovruar nga njerëz me prirje të ndryshme: agjentë dhe njerëz merkatoje që kërkojnë (dhe marrin) komisione, avantazhe; favore nga gazetarë përbuzës: ti më thuaj të vërtetën dhe unë të lejoj të shkruash një gënjeshtër; drejtues të tradhëtuar që nuk hezitojnë të tradhtojnë edhe ata kur i vjen rradhë; inkuizitorë që nuk hetojnë dhe lënë të qarkullojnë valë fitimesh të rreme, truke të të gjitha llojeve, aq sa Simiç vlen 3 milionë dhe një Carboni i rastësishëm 40 apo 50 milionë. Fundja fundit, kush mund ta vërtetojë? Sigurisht që mund të vendoset një herë e mirë që ata që kanë borxhe, ata që fryjnë apo manipulojnë bilancet, ata që edhe shantazhojnë, të ndiqen penalisht, por fatkeqësisht financat janë të zënë me hetimet e Casa Milan, Prokuroria kthen kokën në anën tjetër (“ajo”, pjesa tjetër), Covisoc dhe Federata kanë probleme të tjera, prioritete të tjera, interesa të tjera.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Do të mbeteshin gazetat, jo të Financës që jo gjithmonë i dallojnë xhonglerët ekonomikë të topit, por ato sportive. Problemi është se ata janë bërë house organ – organe shtëpiake, të këtij apo atij ekipi, në varësi të tifozllëkut që bëjnë apo të gjeografisë. Jo se kjo ndikon në shitje, ehi, përkundrazi… Megjithatë, kap ato grimcat pluhuri të mbetur nëpër komodinat e besimtarisë, duke i magjepsur si me flaut magjik. Ka gjithnjë e më pak, për fat të mirë a për të keq, prej tyre, por rezistojnë të patundur ndërsa Guelphs-at dhe Gibellines-at milanistë vazhdojnë të bëjnë fjalë me njëri-tjetrin, shpesh duke mos bërë dallimin midis reales dhe virtuales. Megjithatë, për të kuptuar, do të mjaftonte të ndiqnim narrativën e goditjes Cabal apo të të ardhmes rozë të DAZN.

Do të jetë fusha ajo që do t’i rregullojë gjërat, por atëherë, si zakonisht ndodh, nuk do t’i plasi akujt për atë se kush vjen me fatura dhe kush me llogaritë në rregull. E kujt do t’i plasë…

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?