Fillimi i verës rossonere nuk ka qenë ekzaktësisht nga më inkurajueset. Ardhjet e Tares dhe Allegrit dhanë, mesatarisht, shpresë dhe entuziazëm, por disa javë më vonë ato duken si kujtime të largëta. Largimi i Reijnders është dhe do të mbetet mjaft i dhimbshëm. Të shohësh mesfushorin holandez me fanellën e Manchester City do të jetë gjithmonë një goditje në zemër, pikërisht si kur sheh Tonali me fanellën e Newcastle.
Në të gjitha këto, sot, duket sikur po rijetojmë seancat e vjetra të merkatos, me negociata që përpikmërisht shndërrohen në telenovelas.
Përbërësit janë gjithmonë të njëjtë: ofertë shumë e ulët, pothuajse ofenduese për klubin shitës, i cili më pas e bën çështje parimore dhe ta jep lojtarin vetëm me çmimin e tij. Javë e ndoshta muaj, të shohim, të humbura për të kursyer diçka të vogël, ndoshta pa pasur edhe sukses. Pas një viti si kz i fundit, prisnim më shumë vendosmëri në merkato. Pas të ardhurave nga shitja e Reijnders, tashmë pritej një merkato në hyrje me disa goditje të nivelit të kërkuar.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Por, në vend të saj, duket sikur po shohim një film të parë: përveç marrjes së Allegrit, në të cilin shpëjtësia Tare ishte themelore, duket se drejtori sportiv i ka duart e lidhura nga Furlani. Pas disa javësh do të grumbulli: ndjesia e qartë është se Milani do të jetë një kantier i madh ndërtimi dhe se trajneri livornez do të gjendet me një skuadër shumë të ndryshme nga ajo që do të ketë me kapacitet të plotë. Objeksion: po, por merkato është e gjatë, qetësi…
E vërtetë, kali fitues do të shihet në finish, por ndërkohë ka pasur vendosmëri dhe nxitim vetëm në pranimin e ofertës së City për Reijnders. Ashtu si në shtytjen më jashtë të Theo Hernandez nga projekti Milan. Por edhe këtu, vërejmë se si sot janë disa lojtarë të pakënaqur, me rrezikun që në fund dikush të mbetet me gisht në gojë. Përtej çështjes që lidhet me mbrojtësin francez, duhet theksuar se, sot për sot, Maignan do të qëndrojë, por jo me shumë dëshirë. Se Tomori nuk e ka më buzëqeshjen, se Pulisic dëshiron garanci teknike para rinovimit, përveç rrëmujës Musah-Napoli.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Kanë nisur të bëhen gjithnjë e më të shpeshta edhe zërat për një shitje të mundshme të Gimenez. Por, edhe në rastin e ardhjes së një sulmuesi të madh (ëndrra Vlahovic), nuk duhet bërë një gabim i tillë. Lart e poshtë thonë se meksikani ishte një dështim i madh, por nuk është aspak e vërtetë. 5 gola në kampionat që nga janari, një çdo 134 minuta: mesatare shumë e mirë, pavarësisht një konteksti taktik dhe ambjental, dukshëm penalizues. Një gol edhe në Champions.
Gimenez meriton besim, ta shesësh pas vetëm 6 muajsh nuk rri as në qiell e as në tokë.