MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Një stadium, dy emra: San Siro për Rossonerët, Meazza për Nerazzurrët
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Amarcord

Një stadium, dy emra: San Siro për Rossonerët, Meazza për Nerazzurrët

By
Milanistat
15.06.2025
5 Min Read
Share
SHARE

Meazza, mbi të gjitha, ka qenë një lojtar i Interit (367 ndeshje dhe 214 gola vetëm në kampionat) ndërsa për Milanin luajti 41 ndeshje dhe 9 gola

Duan ta shembin stadiumin “Giuseppe Meazza” të Milanos. Do ia arrijnë? Ndoshta, por parashikoj shumë kohë. Më duhet të theksoj se vetëm interistët e quajnë Meazza. Ne të Milanit preferojmë ta quajmë San Siro, nga emri i lagjes ku u ndërtua. Pse? Sepse Meazza ishte, mbi të gjitha, një lojtar i Interit (me të cilin luajti 367 ndeshje dhe shënoi 214 gola, vetëm në kampionat) ndërsa për Milanin luajti gjithsej 41 ndeshje dhe shënoi 9 gola. Që pataj, duhet thënë edhe kjo, Interi ia kishte dhuruar Milanit. Ekziston një deklaratë zyrtare, e datës 29 nëntor 1940, e cila shpjegon kalimin e lojtarit te Rossonerët. “Marrëveshja u arrit duke pasur parasysh dëshirën e Ambrosiana Inter për të përfituar nga arritjet më të mira futbollistike qytetase.” Dhe, deklarata përfundon, “transferimi u bë plotësisht falas”.

Shumë e patën quajtur tradhti

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Lojtari më i madh që Interi kishte patur në rradhët e tij, që nga lindja (1908) e deri më 1940, forca lëvizëse e skuadrës, qendërsulmuesi që shënonte më shumë gola, i “dhurohet” Milanit? Ekzakt.

Një lloj justifikimi Interi e kishte gjetur

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Ndërkohë, Meazza kishte pagën më të lartë të epokës. Ishte gjithashtu edhe mjaft i llastuar. Kishte makina luksoze, veshje të modës së fundit, popullaritet të jashtëzakonshëm dhe femra që i shkonin nga pas. Për këtë arsye, që një vit më parë, më 1939, Nerazzurrët patën filluar negociatat me Romën, të cilat nuk u realizuan kurrë. Pastaj telashet me këmbën: Meazza humbet të gjithë përgatitjet verore, në korrik ’39. Nis kampionati dhe ai nuk luan. Gazetat gumëzhijnë. Scoop-in e bën Corriere më 1 shkurt 1940. Sipas mjekëve të Federatës së Futbollit – shkruan gazeta – Meazza nuk do të ishte më në gjendje të zbriste në fushë sepse këmba e tij e majtë nuk është në gjendje të lëvizë”.

Ja pra arsyeja e shpjeguar. Për shkak të një përplasjeje, ka pësuar një dëmtim në arterien e këmbës, gjaku ka vështirësi të lëvizë dhe nuk arrin gishtërinjtë e këmbës. Flitet për “këmbë të ngrirë”, një dëmtim ndoshta unik për një futbollist. Nga njëra anë paga e lartë, nga ana tjetër këmba e ngrirë. Ja pra dhe ideja e ‘dhuratës’ për Milanin. Tifozët interistë nuk mund ta pranojnë këtë çështje dhe tifozët e Milanit nuk i besojnë. Pastaj, edhe pse Meazza nuk e rimori kurrë veten plotësisht, ja tek është me fanellën kuqezi, duke debutuar kundër Juventusit, më 12 janar 1940 (përfundon 2-2). Dhe ja ku tek e tërheq Milanin nga vendi i tretë nga fundi në të dytin (vetëm një pikë pas Interit).

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Pastaj kalimi te Juventus, dhe pastaj te Varese, te Atalanta dhe rikthimi në shtëpi, te Interi. Gianni Brera tha për të se: “Lojtarë të mëdhenj ekzistonin në botë, ndoshta më të fortë dhe më të qëndrueshëm se ai, por nuk na dukej se mund të shkonhej përtej shpikjeve të tij të papritura, shpërthimeve gjeniale, driblimeve të prera, arratisjeve vetmitare drejt viktimës së tij të përjehershme, portierit kundërshtar”. “Lojtarët kundërshtarë e përballnin të dorëzuar”, do të shtonte shkrimtari Giovanni Arpino. Të tjerë bëjnë një përmbledhje: ngjante pak si Roberto Baggio, pak si Maradona, pak si Pelè”.

Kur të ndërtojnë stadiumin e ri dhe të duan ta emërtojnë me emrin e një futbollisti, do ta kenë të vështirë të gjejnë pasardhësin e Meazzës. Duhet t’i shkojë mirë si Milanit ashtu dhe Interit, si për qendrën e djathtë ashtu dhe për qendrën e majtë, për kryebashkiakun dhe kreun e qeverisë. Por, ne nuk nxitohemi. Do të duhen vite. Për momentin, Peppino Meazza reziston, edhe pse kishte një “këmbë të ngrirë”.

Forca Kapiten, populli kuqezi i bashkuar, bën tifozllëk për ty!
Milan-Barcelona 4-0 (’94), kronika e një ndeshje perfekte
Milan 6 – 0 Inter: nata kur Djalli kërceu mbi Hënë
Redondo te Milani: nga dëmtimi i rëndë te triumfi në Kupën e Italisë dhe lamtumira me Baggion
Lamtumirë Theo, të kemi dashur vërtet
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Merkato Milan

Kërkon Hojlund, Milani tani e ka seriozisht: emisarët Rossonerë në Manchester. Shifrat që po luhen

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, një tjetër goditje e madhe! Konfirmon Di Marzio…: “Tani mund të vijë”

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Kërkon Hojlund, Milani tani e ka seriozisht: emisarët Rossonerë në Manchester. Shifrat që po luhen
Pse po flasin për Saelemaekers te Juventusi: Allegri e do te Milani, si është e vërteta?
Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?