Pushimi prej kombëtareve në nëntor është gjithmonë ai më i gjalli kur bëhet fjalë për risitë e merkatos, sepse dritarja e merkatos së riparimeve të janarit është në prag dhe sepse klubet kanë filluar t’i kenë në mënyrë më të qartë nevojat e skuadrës së tyre dhe u japin lojtarëve sinjalet e para.
Massimiliano Allegri dëshiron një sulmues në janar, por me karakteristika shumë specifike.
Sepse njerëz që sillen rreth e qark zonës së penalltisë ka, madje edhe me cilësi, atij i mungon dikush që t’i mbushë ato gjashtëmbëdhjetë metra ku vendosen ndeshjet.
Nevojitet, pra, një sulmues që të ketë prezencë fizike, mbi të cili skuadra të mund të mbështetet në momente nevoje dhe që të dijë të shënojë edhe gola.
Emri është ende i blinduar nga misteri; janë përmendur disa deri më tani, por do të duhet parë edhe mundesia e bërjes së operacionit të blerjes në janar dhe edhe se çfarë lloj ekuilibri mund të krijojë në dyshen tashmë të formuar Leao-Pulisic, që do të bëjë debutimin në derbin e së dielës në mbrëmje.
Nicklas Fullkrug, i lënë mënjanë anëve të West Ham, me siguri do t’i propozohet drejtuesve milanistë, teksa është shumë e pamundur që nga kati i katërt i klubit me seli në rrugën Aldo Rossi të kërkohen lojtarë të mëdhenj në janar, qoftë edhe në rast të një shitjeje të mundshme të Santiago Gimenez.
Çështja, siç gjithmonë ndodh prej shumë vitesh tashmë, me siguri do të shtyhet për në qershor, me emrin e Lewandowski që nuk ka dalë kurrë nga lista milaniste.
Nuk janë bërë sondazhe me Manchester United në lidhje me Joshua Zirkzee (marrëdhëniet me Kia Joorabchian janë ende të ftohta), dhe Red Devils nuk janë të hapur për një opsion huazimi me të drejtë blerjeje.
Do të duhet pritur për mundësitë e duhura midis profileve që tashmë qarkullojnë në ambjentet sekrete të Casa Milan.
Rinisja e kampionatit do të përkojë me një ndeshje “të parëndësishme”, me një ndeshje të quajtur derbi, e cila, edhe pse nuk është aspak vendimtare për rezultatin e kampionatit, përfaqëson një hap shumë të rëndësishëm në rrugëtimin milanist.
Barazimi kundër Parmës nuk është tretur ende nga askush brenda ambjentit kuqezi dhe çfarë ndeshjeje më të mirë se ndeshje ndërqytetase duhet në përpjekje për të shfaqur versionin më të tërbuar të skuadrës?
Allegri, për ditësh të tëra, është duke studiuar tashmë se si ta verë në vështirësi Interin dhe rikthimi i të gjithë aseteve titullare mund t’i japë një pamje të re Milanit.
Nuk do të habitesha nëse Max do të donte ta tërhiqte Interin, që me Chivu, e ka ngritur më shumë linjën e presionit, në përpjekje për të hapur fushën dhe të dërgojë në ritëm dhe hapësira Leaon, Pulisic, Saelemaekers dhe Rabiot.
Sigurisht, të shtysh shumë kundër një skuadre me kaq shumë lojëra të kodifikuara, veçanërisht në fazën perimetrare të aksionit dhe që e mbush zonën me lojtarë të ndryshëm, mund të jetë e rrezikshme, ashtu si edhe zgjedhja e një mbrojtësi të pestë, të majtë.
Estupinan që pamë në Parma dhe kundër Entella nuk bind, ndërsa Bartesaghi ka luajtur shumë mirë edhe me Under 21. Do të jetë Max ai që do të sqarojë të vetmin dyshim të vërtetë gjatë javës.
Shumë e bukur dhe interesante intervista e Simon Kjaer me Gazzetta dello Sport. Videoja tregon më shumë sesa teksti i shkruar, sepse kupton mirë tonin që ish rossoneri përdor kur flet për çështjet e shumta.
Kurorëzimi i Gabbias është një kalim vendimtar në atë se si është legjitimituar Matteos në rolin e liderit, teksa edhe Simon, që midis rradhëve nuk e fsheh pakënaqësinë për mënyrën se si u menaxhua sezoni i kaluar, ka thënë edhe se Leao ka gjithçka që duhet për të qenë një nga më të mirët në botë, por për t’u bërë, duhet të vejë në vend disa detaje me trajnerin e duhur.
Pikërisht lidhur me çështjen e dytë, besoj se Allegri mund të jetë pikërisht njeriu për të cilin flet Kjaer. Sepse, për pjesën tjetër, siç thonë të gjithë, duhet të mendojë Rafa.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
