Sezoni sapo ka nisur dhe që tani disa pankina kanë nisur të tronditen, pas vetëm disa ndeshjesh. Në Francë është Lioni që ka vendosur të shkarkojë Laurent Blanc, autorin e një fillimi shumë të shëmtuar në Ligue 1.
Skuadra ka marrë vetëm një pikë në katër javët e para të kampionatit, ndaj drejtuesit e klubit vendosën të ndryshojnë. Në pritje të marrjes së një trajneri të ri, të martën grupi do të drejtohet nga Jean-Francois Vulliez, i cili ishte pjesë e stafit të Blanc. Zëvendës i tij është Sonny Anderson (këshilltar i presidentit) dhe do të jetë gjithashtu edhe Jeremie Brechet, trajner i U19.
Lion, një ish Milan në vend të Blanc?
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Lyon po kërkon disa emra për pankinën dhe në listë duket të jetë edhe Gennaro Gattuso. Ish Milani asistohet nga Jorge Mendes, i cili ka një marrëdhënie të mirë me pronarin John Textor, të cili i ka propozuar pikërisht trajnerin kalabrez. Gjatë ditëve në vijim priten kontakte të reja mes agjentit dhe klubit.
Gattuso do të ishte i lumtur të ulej në një pankinë kaq të rëndësishme si ajo e Lionit. Pasi përfundoi përvoja e vështirë në Valencia, ka mbetur pa ekip. Pavarësisht disa ofertave, përfshirë edhe nga Arabia Saudite, ka preferuar të refuzonte dhe të priste një projekt që do ta bindte. Dhe ndoshta mundësia që ai priste ka ardhur.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Para se të mendonte për Gattuson, klubi francez kishte kryer anketa me trajnerë të tjerë, si, Marcelo Gallardo, Thiago Motta, Will Still dhe Graham Potter. Të gjithë refuzuan. Kanë dalë edhe emrat e Julen Lopetegui dhe Olivier Glasner, të lirë pas eksperiencave të tyre me Villarreal dhe Eintracht Frankfurt.
Por, për momentin, në pole position duket se është Gattuso. Të shohim nëse kontaktet mes palëve do të çojnë në një marrëveshje. Për ish Milanin do të ishte një mundësi e mirë të riniste nga skuadra franceze, e cila ka një organikë që me siguri mund të synojë kualifikimin në Evropë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Janë larguar disa elementë të rëndësishëm, por Lion ka potencialin për të bërë një sezon të mirë. Nuk ka kupa europiane për të luajtur, ndaj mund t’i menaxhojë më mirë se konkurrentët e tjerë angazhimet e saj për zonën europiane. Gattuso ka një dëshirë të madhe për t’u rikthyer në lojë dhe shpreson që negociatat të arrijnë një tym të bardhë sa më shpejt të jetë e mundur. Ai nuk ka stërvitur kurrë në Ligue 1, e intrigon ideja për të provuar një kampionat të ri në një shtet të ri.