MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Një Milan katastrofë. Çfarë Pavlovic! Nëse Katërshja nuk rikthehet, do ketë telashe në Europë. Rikthehet Tassotti: është i vetmi lajm i mirë
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Një Milan katastrofë. Çfarë Pavlovic! Nëse Katërshja nuk rikthehet, do ketë telashe në Europë. Rikthehet Tassotti: është i vetmi lajm i mirë

By
Milanistat
13.02.2025
5 Min Read
Share
SHARE

Në momentin kur i vetmi vlerësim ‘mjafueshëm’ vendoset në kurrizin e qendërmbrojtësit Pavlovic, atëherë mund të kuptohet gjithçka për Milanin në Roterdam. Një tjetër mbrëmje tjetër katastrofë. Duke filluar nga formacioni, në njëfarë mënyrë i bërë i detyrueshëm prej mungesave dhe boshllëqet në organikë. Po imagjinoj gjyqet me dyer të hapura ndaj Santiago Gimenez, pas rikthimit të tij në stadiumin e tij, përpara tifozëve të tij. E thënë shumë thjesht: e pashë shumë të tensionuar para se të fillonte. Më pas në fushë nuk u kërkua dhe nuk u gjet kurrë siç duhet të ndodhte me një qendërsulmues me karakteristikat që ai ka.

Nëse Katërshja e Ave Maria mund të bëjnë diferencën me Empolin, në Champions me holandezët e tërbuar në ritëm dhe intensitet, e veçanërisht me një gjemb në ijën e Walker, ose duhet të bëhen cinikë dhe të pamëshirshëm përgjatë lojërave individuale, ose nuk mund të garantojnë as gola apo edhe kthime efektive për të ndihmuar në një mbrojtje sa më të mirë. Është e vërtetë: 1-0 ishte vepër ekskluzive e “omletës” së Maignan, që prej disa kohësh është edhe ai viktimë e ulje-ngritjeve, bëmash të pabesueshme dhe gabimesh prej fillestari. Është pikërisht ky tipar që është bërë shenjë dalluese e Milanit aktual dhe për këtë arsye asnjë ardhje nuk mund ta ndryshojë rrënjësisht këtë skuadër.

Sergio Conceiçao, është viktimë, njësoj si Fonseca, i cili sidoqoftë arriti të mbyllë eksperiencën e tij me Milanin me një sërë suksesesh premtuese në Champions League. Sergio ka shtuar dy humbje rresh (në Zagreb dhe në Roterdam) që do të vazhdojnë ta mbajnë të gjithë Milanin në një slitë. Dhe të shtunën mbrëma, kundër Veronës, do të duhet të llogarisim kontributin e ndonjë prej të atyre që nuk ishin mbrëmë në skuadër, pasi nuk janë përfshirë në listën UEFA.

LAJM I MIRË – Nuk mund të kalojë pa vëmendje lajmi i publikuar orët e fundit nga klubi kuqezi që i referohet riorganizimit të ardhshëm teknik të Milan Futuro-s, skuadër që e vendosur në grupin B të Lega Pro po përballet me vështirësi të papritura në vigjilje. E sigurt duket që debutimi nuk u bë me përgatitjen e nevojshme dhe me njohje të detajuar të kategorisë. Për shkak të renditjes dëshpëruese, u mendua edhe për shkarkimin e Bonerës – edhe ai në debutimin e tij si trajner i parë – një opsion që po korrigjohet me ardhjen e Mauro Tassotti, i përfshirë zyrtarisht në stafin e Bonerës.

Tasso është garanci eksperience, aftësie dhe metode mësimdhënieje për më të rinjtë. Ka përjetuar gjithmonë, me shpirt të madh shërbimi, përkrah trajnerëve si Ancelotti, Allegri, Seedorf, Leonardo, Inzaghi dhe Shevchenko e mbi të gjitha në eksperiencat e para është matur me Primaverën e të rinjve kuqezi, duke fituar edhe një turne Viareggio. Tassotti mund të sjellë edhe njohuritë që ka grumbulluar dhe atë trashëgimi të “ndjenjës së përkatësisë” nga Milani i vjetër berlusconian, shumë i dobishëm në këto ditë të ndërlikuara.

DREJTOR I RI SPORTIV – Nëse kjo është metoda e re e inauguruar nga Ibra, atëherë ka shumë mundësi që edhe vendi i drejtorit sportiv t’i caktohet edhe një personi me përvojë dhe me aftësi të padyshimta. Do ta bënte më të qëndrueshëm dhe më të strukturuar menaxhimin e klubit.

LETËR AIA – Për tifozët, ndërhyrja e Ibrës për çështjen e ndezur të arbitrave dhe të VAR-it, ishte një zbulim i çmuar. Por këtu duhet kuptuar më mirë çështja. Sepse Ibra kujdeset për zonën teknike. Është presidenti Scaroni, i rreshtuar në frontin politik, ai që do të duhet të angazhohet më shumë, të dalë nga anonimiteti dhe të ndërmarrë iniciativa që të rrisin peshën politike të Milanit nëpër zyrat institucionale.

Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë “koprace” që kanë shpenzuar më shumë në historinë e Milanit
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”

Editorial

Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë “koprace” që kanë shpenzuar më shumë në historinë e Milanit

Milan News

Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka

Më të lexuarat e ditës

- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?