Milani, në fakt, rinis shumë keq, me pak bindje dhe me ndjenjën e të qenit jashtë loje, ose ndoshta (akoma më keq) me ndjenjën se tashmë e kishte fituar ndeshjen. Një gabim që nuk mund ta lejosh ta bësh, kundër askujt, e jo më në Bolonjë. Në të 48-tën, Bologna barazoi, me gol që për hir të të vërtetës duhet thënë që u shënua me top me dorë, por kundër Milanit, dihet, gjithçka lejohet! Goli shënjoi fundin e shpresave të kuqezinjve, nga momenti që skuadra e ndjeu goditjen, duke dalë përfundimisht nga loja. Në minutat e fundit, Bologna gjen edhe 2-1 me Ndoye në minutën e 82-të, duke u hedhur egërsisht në garën Champions.
Milani, nga ana tjetër, i mbeten vetëm keqardhjet për një sezon që, të paktën në kampionat, askush nuk do ta priste të ishte kaq tragjik. Një sezon ku, në këtë moment, jo vetëm ka përfunduar gara Champions, por nëse vazhdon kështu, edhe kualifikimi për në Europa League do të jetë shumë i komplikuar. Të dielën është sfida kundër Lacios, një ndeshje që sot duket thuajse e pamundur. Një ekip pa dinjitet, që nuk ka respekt për tifozët dhe për fanellën që vesh.