Bologna mposht Milanin 2-1, duke i dhënë fund ëndrrës Champions të kuqezinjve. Pa shpirt nuk shkohet askund
Humbja në Bolonjë mbyll fund përfundimisht garën për Champions League, nëse supozojmë që ka patur ndonjëherë një të tillë. 2-1-shi rossoblù mbyll një sezon katastrofik për Milanin në kampionat, për një ekip të paaftë për të luajtur me ligësi (sportive) dhe vendosmëri. As sot, as kur luhej gjithçka për gjithçka për Championsin, lojtarët nuk ditën të tregonin se e donin atë fanellë. Një performancë që ta quash të padenjë do të ishte pak, e të mendosh se kaluam edhe në avantazh.
Pikërisht në fund të pjesës së parë, një aksion vetmitar i Leaos, kaloi Milanin në avantazh, duke zhbllokuar një ndeshje mjaft të tensionuar. Kjo pas një rreziku të ndërmarrë pak minuta më parë, edhe pse që pas disa sekondash loje kuqezinjtë mund të ishin gjendur përpara, por pak pasaktësia në finalizim e Gimenez, pengoi golin e dytë rrufe pas atij kundër Feyenoord. Një pjesë e parë e mbyllur në avantazh, dhe gjithçka tregonte për një pjesë të dytë të rëndësishme, për të mbajtur në duar një sukses vendimtar. Por, përkundrazi, në pjesën e dytë, ndodh ajo që nuk e pret…
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>