Një mbyllje në bukuri, përpara ndërprerjes për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare. Milani tregoi në Veronë një nga versionet më të mira, si ato të tre ditëve të para të kampionatit. Qasja, për të cilën skuadra është kritikuar shpesh, ishte e patëmetë, ndeshja në kontroll të plotë që në fillim dhe me pak më shumë fat rezultati 0-1 në pjesën e parë mund të ishte më e madh. As kryevepra e Noslinit në pjesën e dytë dha përshtypjen se po rihapte ndeshjen nuk krijoi asnjë lloj frike për ndonjë revansh, siç edhe ka ndodhur në të tjera raste. Sinjal ky i një Milani që është në konditat më të mirë të mundshme, fizike dhe mendore. Që falë hapit gjysmëfals të Juventusit, shtyp gazin fort në përpjekje për sigurimin përfundimtar të vendit të dytë.
Një Milan që ka treguar se mund të bëjë edhe pa (herë pas here) Giroud, me Okafor që jep indikacione sigurisht ngushëlluese për titullaritetin e tij të dytë si një numër “9”, sado atipik. Dhe që ofron zgjidhje të reja për repartin ofensiv. E vetmja gjë që i mungonte zviceranit ishte goli, portieri mik ia mohoi gëzimin personal me një pritje të madhe pas një kthese për duartrokitje. Një situatë që mund të jetë e dobishme kur të rinisë kalendari, kur vërtet do të bëhet serioze edhe në Europa League.
Ndalemi me pesë fitore rradhazi, me portën e shpërthyer në dy ndeshjet e fundit me dy ndeshje të shkëlqyera, me një gjendje forme të paparë në kampionat. Për të rigjetur një sekuencë të ngjashme, duhet mbërritur në sprintin final të vitit të skudetos. Dhe për këtë arësye të vjen vërtet keq që të ndalemi këtu, me angazhimet ndërkombëtare që rrezikojnë të na dorëzojnë lojtarë të lodhur ose, më keq akoma, të dëmtuar.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ndalesa tjetër, Firence. Nuk do të jetë Théo Hernandez që do të mungojë në ndeshjen e tij të dytë për shkak pezullimesh këtë sezon, me fajin se ka festuar në mënyrën e tij, pra duke “ngritur supet”. Drejtuesi i Veronës e keqkuptoi gjestin dhe ia raportoi incidentin gjyqtarit të katërt. Theo e vuri re situatën dhe minimizoi me një “flasim më vonë”. Por drejtuesi i ndeshjes, me sa duket jo i vëmendshëm apo i keqkëshilluar, e ndeshkoi numrin 19 me karton të verdhë. Më pas Theo shkon të sqarohet me Baronin, duke specifikuar se kjo është festa e tij e zakonshme: trajneri i Hellas, pasi e kuptuai gabimin, kërkoi falje. Por dëmi është bërë. Dhe Baroni, me origjinë nga Firence, pa vetëdije u dha (ia vlen të specifikohet) një goxha dhuratë bashkëqytetarëve të tij.
Humbasim kështu një pjesë të çmuar në një rol ku nuk ka alternativa në të njëjtin nivel. Dhe edhe Stefano Pioli u largua nga Verona me shijen e hidhur të pabesisë: “Nuk është mirë kështu, Theo feston gjithmonë kështu. Nuk e kishte me askënd. Nuk ishte mungesë respekti ndaj tifozëve. Theo nuk bëri asgjë dhe tani është i skualifikuar. Duhen lënë të qetë lojtarët e tjerë dhe të merren me të tyret”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>