Një mesfushë e denjë për kampionatin. Sulmi, pothuajse. Mbrojtje jo. Vendimtare, blerjet e reja…

Milanistat
3 Min Read

Fillon sot zyrtarisht sezoni i Milanit. Ndeshja e sotme në mbrëmje në Kupën e Italisë kundër Barit, vjen nën vazhdën e një trashëgimie katastrofike të sezonit të dashtuar që kaluam. Telashe po të nënvlerësohet kundërshtari, por objektivisht diferenca në kategori dhe në nivel është e bujshme: faktikisht, do të jetë testi i fundit (shumë i lehtë, mendoj) para fillimit të sezonit të vërtetë, të shtunën e ardhshme.

Në pritje për të kuptuar kush do ta kompletojë konfigurimin e plotë të skuadrës Rossonere, le të bëjmë një bilanc.

Mesfusha është padyshim njësia më e plotë dhe më mirë e përpunuar. Bollëk zgjedhjesh dhe një shumëllojshmëri karakteristikash do t’i mundësojnë Allegrit të ketë më shumë mundësi.

Në sulm, mungon ende një numër 9, objektiv i madh i këtyre dy javëve të fundit të merkatos Rossonere. Por me Leao, Pulisic dhe Gimenez, është tashmë gati një potencial shumë i rëndësishëm. Është e qartë se goditja që Tare do të realizojë në sulm do të na tregojë se sa mund të ngjiten ambiciet e skuadrës.

Sipas meje, meksikani do të sjellë një realizuesmëri të shkëlqyer atje përpara, por nuk e dimë ende, me vetëm disa muaj Milan në shpatulla, nëse mund të jetë ai sulmuesi në gjendje për të bërë që skuadra ta nisë çdo herë ndeshjen nga 1-0.

As Hojlund nuk mund të jetë një siguri në këtë drejtim. Sipas meje, Vlahovic, është shumë më tepër. Po, kështu mendoj, duke pasur parasysh se e vërtet nuk është në xhepin e askujt dhe është çështje shijesh.

Te danezi tani tek Manchester United është ende i pranishëm një komponent rreziku: mund të bëhet një pikëpyetje e vërtetë, e mirë, por e madhe, që mbetet për t’u parë. Faktet flasin se maksimumi ai ka shënuar 10 gola në kampionat. Ndërsa serbi, aktualisht te Juventusi, në moshën e Hojlund, ka pas shënuar 24 gola në Serie A në një sezon të vetëm. Një vit më pas, kishte ka shënuar 21 në kampionat.

Sidoqoftë, reparti që ngre natyrshëm më shumë dyshime është mbrojtja. Krahët nuk janë të një niveli absolut dhe përzierja e qendrorëve mbetet për t’u parë. Allegri është specialist në rivlerësimin e prapavijës, por ndjesia është se diçka mungon në nivel strukturor.

Në veçanti, na duhet një lojtar i zoti për të drejtuar dhe t’i japë kuptim gjithçkaje, domethënë një lojtar me nivel të madh dhe eksperiencë të madhe. Si Kjaer i disa viteve më parë, që ia ndryshoi fytyrën mbrojtjes së Milanit.

Ka pse blerjet e reja do të jenë vendimtare në përcaktimin e ambicieve të vërteta të skuadrës. Një Super 9 dhe një top mbrojtës do të ndryshonin gjithçka, për mirë, padyshim… Përndryshe, për Scudetton do të nevojitej një mrekulli nga ana e Massimiliano Allegrit.

Share This Article
Pa Komente