Epoka e re e targuar Paulo Fonseja sapo ka nisur. Milani vazhdon aty ku e pati lënë, me një trajner të ri në stol dhe dëshirën për t’u rikthyer si protagonistë pas një viti përfundimisht jo të kënaqshëm. Por, për ta mbajtur të lartë tensionin në Casa Milan, edhe edhe kësaj here është merkato.
Një verë kuqezi e përbërë nga përmbysje dhe ndryshime planesh, nga surpriza si në blerje ashtu edhe në shitje. Kështu, tani që Joshua Zirkzee është zhdukur plotësisht nga orbita, ‘Djalli’ po përgatitet të mirëpresë Alvaro Moratën. Do të jetë 31 vjeçari madrilen, me përjashtim të ndonjë kthese të bujshme, që do të vijojë trashëgiminë e Olivier Giroud në qendër të sulmit kuqezi. Por, nuk është për t’u përjashtuar edhe mundësia e kryerjes së një operacioni të dytë, duke çiftuar Moratën me një tjetër sulmues: ndoshta Tammy Abraham, një profil që doli në sipërfaqe, bashkë me Lukakun pak javë më parë.
Sidoqoftë, reparti i avancuar mbetet prioriteti, por nuk është e vetmja zonë e fushës ku Moncada dhe Furlani do të ndërhyjnë në mënyrë thelbësore. Edhe në mbrojtje është urgjentisht e nevojshme blerja e një qendrori të nivelit ndërkombëtar për të zëvendësuar Kjaer, teksa negociatat me Tottenham për Emerson Royal vazhdojnë dhe drejtuesit e kuqezinjve shpresojnë t’ja arrijnë ta mbyllin sa më shpejt të jetë e mundur: për momentin hendeku midis ofertës dhe kërkesës është mjaftueshëm i madh.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Kapitulli shitje nuk do të neglizhohet absolutisht sepse është pikërisht nga lamtumirat, që një pjesë e mirë e thesarit të klubit të Cardinales do të riinvestohet për ardhjet e reja tepër cilësore. Përtej tepricave të ndryshme që nuk janë më pjesë e planeve të Fonsekës, është në veçanti një rast që mund të përmbysë çdo parashikim. Dukej i destinuar të bënte gati valixhet me lehtësi çarmatosëse, por përkundër kësaj stratgegjie trajneri portugez ka menduar të mbështetet te ai: ja për kë bëhet fjalë.
Luajti sezonin e fundit në Bolonjë ku, në pjesën më të madhe pati ndikim në kauzën kuqeblù. Bolonja arrin kështu edhe kualifikimin historik për në Champions League të radhës por nuk deshën më për ta blerë kartonin e belgut. E tanishmja e Alexis Saelemaekers quhet edhe një herë Milan.
Dhe nuk është aspak për t’u përjashtuar që xholi belg, duke pasur parasysh revolucionin që po realizohet në Casa Milan me ardhjen e Paulo Fonseca, mund të rezultojë edhe për trajnerin portugez një aset i e çmuar, i cili nga ana e tij ka ndërmend ta vlerësojë në grumbullimin veror, duke e vendosur aty ku ka nevojë. Milani, që mendonte ta shiste ish Anderlechtin për të arkëtuar në pritje të blerjeve të reja, mund të vendosë – me përjashtim të ndonjë oferte të parefuzueshme – ta mbajë dhe të përpiqet rivlerësojë totalisht gjatë sezonit.
Saelemaekers ka treguar gjithmonë se është i lidhur me ngjyrat kuqezi, një detaj që sigurisht nuk do të kalojë pa u vënë re në funksion të qëndrimit të tij të mundshëm nën urdhrat e mister Fonsekës. Në sezonin e tij të parë dhe të vetëm me fanellën e Bolonjës, ai bëri 32 paraqitje midis Serie A dhe Kupës së Italisë duke realizuar 4 gola dhe 3 asiste por që Bolonja nuk i vlerësoi duke mos ushtruar të drejtën e blerjes së kartonit. Dhe tani e ardhmja e belgut mund të rivishet sërish me ngjyrat kuqezi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>