MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Një klimë e padurueshme urrejtjeje, por kurrë mos harro: Milani është i shenjtë
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Një klimë e padurueshme urrejtjeje, por kurrë mos harro: Milani është i shenjtë

By
Milanistat
16.07.2025
5 Min Read
Share
SHARE

E mira e Milanit vjen përpara çdo sherri apo mosmarrëveshjeje me pronësinë e klubit. Sepse Milani është një gjë serioze, por mbi të gjitha, është i shenjtë

Çfarë mërzitie, çfarë trishtimi, çfarë keqardhjeje! Sepse, të flasësh për Milanin mes milanistësh, veçanërisht në mediat sociale, tashmë është bërë krejt e pamundur. Nëse nuk je disfatist dhe nuk e urren “pronësinë më të keqe në histori”, je automatikisht servil, shërbëtor, i shitur. Personalisht, gjithmonë kam qenë i kujdesshëm ndaj korreve dhe kopeve blegëritëse. Gjatë gjithë jetës sime, gjithmonë kam thënë atë që mendonte koka ime. Ndonjëherë duke gabuar, siç është normale, por kurrë duke bërë një copy/paste banal të mendimit dominant apo konsideratave të atyre që përdorin tone më të larta dhe më dashakeqëse. Në fund të fundit, njeriu beson në atë që thotë nuk s’ka nevojë të struket në një stil komunikimi duke bërtitur, plot fyerje, ofendime dhe paturpësi të çdo lloji.

Milani im do të jetë gjithmonë ai i Berluskonit dhe Gallianit

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Nuk për pronësinë amerikane të Milanit më intereson fare. E respektoj, por nuk kam asnjë lidhje afektive apo emotive. Milani im, për gjithë jetën, do të mbetet ai i Silvio Berluskonit dhe Adriano Gallianit. U rrita me të, e shijova çdo cep i lumtur dhe i hidhëruar; e desha thellësisht, veçanërisht në vitet më të errëta, kur ishte në modë të njollosje çdo akt apo vepër të atyre drejtuesve. “Shite, shitja kujtdo, mjafton që të ikësh”. Nuk i kam harruar këto fjalë dhe do të jem gjithmonë krenar që nuk u bashkova kurrë me atë kor të turpshëm e të neveritshëm, të përbuzjes së historisë sonë dhe gjithçka që kishim arritur. Në fund të fundit, asnjë perandori nuk perëndon në lavdi, e madje as perandoria berluskoniane nuk mund të mbaronte mes Scudettosh dhe Champions League. Mirëpo jeta vazhdon dhe Milani vjen përpara preferencave personale të atyre që e drejtojnë.

Kur mbërriti pronësia kineze, u ndjeva vërtet i çorientuar, sepse nuk mund ta imagjinoja Milanin pa pronësinë e tij historike. Dhe pas disa muajsh, duke kuptuar brishtësinë dhe kotësinë e pronësisë aziatike që kontrollonte Milanin, rreshta së ofenduari skuadrën time. E mbështeta si kurrë më parë në jetën time, i tronditur nga frika të tmerrshme (në maj 2018, u shkrua se AC Milan nuk kishte para për t’u regjistruar në Serie A) dhe nga makthe që, për fat të mirë, nuk u realizuan kurrë.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Mungesa e alternativave menaxhuese të besueshme të qëndrueshmërisë financiare

Prej shtatë vitesh Milani është amerikan. Dhe për mua, globalisht, pronarët amerikanë kanë bërë mirë, sepse jam mësuar të bëj vlerësime afatgjata. Milani është ngjitur me rreth 60 vende në renditjen e UEFA-s, është rikthyer të kualifikohet në Champions League për katër herë rradhazi, ka fituar një kampionat, ka zgjidhur problemet e tij serioze të pazgjidhura me UEFA-n në lidhje me FFP-në dhe ka dyfishuar të ardhurat. Sezoni i kaluar ishte një dështim, nga çdo këndvështrimet, por kjo nuk do të thotë se gjithçka është e keqe. Milani mbetet një klub financiarisht i shëndoshë që, çdo vit, shpenzon gjithçka që fiton në merkato.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Alternativa ndaj këtij modeli menaxhues nuk është një pasaniku budalla që vjen për të investuar male parash pa përftuar asgjë. Së pari, sepse budallenj të pasur nuk ka më dhe së dyti, sepse edhe po të kishte të tillë, rregulloret financiare të UEFA-s mbi FFP-në nuk do ta lejonin. E vetmja alternativë, pra, është borxhi, obligacionet dhe kreditë siguri rikthimi. Të gjitha këtyre u them ‘jo’ faleminderit, sepse Milan është diçka serioze, por mbi të gjitha, AC Milan është një gjë e shenjtë.

Ky është këndvështrimi im. Kam respekt të madh për qëndrimet e të tjerëve, por kur dëgjoj njerëz që debatojnë për lojtarë individualë e që padyshim “e duan Milanin” dhe për pronësinë që nuk shpenzon mjaftueshëm dhe mbi ambicien për të pasur një pronësi që të shpenzoje shumë para për Milanin, e kuptoj se unë, personalisht, kam rreshtur së besuari te Babagjyshi i Vitit të Ri që kur isha 8 vjeç. Shumë, megjithatë, vazhdojnë të besojnë. Lum si ata.

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Shitja e Liberalit? Milan nuk mund t’i humbasë falas supertalentet që i ka rritur vetë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Merkato Milan

Kërkon Hojlund, Milani tani e ka seriozisht: emisarët Rossonerë në Manchester. Shifrat që po luhen

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, një tjetër goditje e madhe! Konfirmon Di Marzio…: “Tani mund të vijë”

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Kërkon Hojlund, Milani tani e ka seriozisht: emisarët Rossonerë në Manchester. Shifrat që po luhen
Pse po flasin për Saelemaekers te Juventusi: Allegri e do te Milani, si është e vërteta?
Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?