MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Një interval i çuditshëm plot me mister: Ose reago, ose reago!
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Një interval i çuditshëm plot me mister: Ose reago, ose reago!

By
Milanistat
06.01.2025
6 Min Read
Share
SHARE

Milani nuk u paraqit në mënyrën më të mirë të mundshme në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë ndaj Juventusit. Është një trajner i ri që kishte pak ditë për të punuar me një skuadër, e cila duhet të mësojë koncepte të reja dhe e përbërë nga lojtarë që madje nuk janë as në 100% të formës. Sidoqoftë, edhe me mungesën e Rafael Leaos, të premten në mbrëmje, Milani, arriti të përmbysë një ndeshje që na kishte parë në vështirësi të dukshme për 60 minuta. Të kërkosh një mrekulli nga Conceicao në 4 ditë dhe 3 seanca stërvitore do të ishte shumë. Askush në botë nuk do të ishte i aftë për këtë. Idetë e një trajneri, sado të mira që të jenë, nuk shprehen në 4 ditë. Fatkeqësisht, Milani mes 4 pjesëmarrësve në kësaj Superkupe absurde italiane Arabe, është ai që erdhi më keq. Lojtarët e rikuperuar nuk janë në 100% të formës dhe ata që të parikuperuar do të kishin qenë të dobishëm. Pa llogaritur se vijmë nga një moment psikologjikisht negativ, që kulmoi me shkarkimin e Paulo Fonsecës.

Milani me paraqitjen në Arabi duhet të bëjë vetëm një gjë, sipas mendimit tonë modest. Të reagojë në një nivel psikologjik. Reagim me zemërim. Reagim me krenari. Për aq sa mund të thuhet mbi boshllëqet e Milanit në skuadër, ato janë 2 mbi të gjitha, mbrojtësi i djathtë dhe qendërsulmuesi, që aktualisht shënon pak gola, prezanton gjithësesi një organikë të nivelit të lartë e cila, me kapacitet të plotë dhe në formë të plotë, nëse nuk fiton skudeton, të paktën do të duhet të rikthehet në podium. Të gjithë kanë performuar pak deri më sot dhe Fonseca ka paguar për të gjithë, edhe për feeling-un e tij të dobët me lojtarët në ekup. Në Arabi jemi paraqitur copë-copë në çdo këndvështrim ndaj dhe nuk kërkoj shumë. Kërkoj një reagim nervoz. Nuk pretendoj që loja e Conceicaos (që te Porto, le ta kujtojmë sërish, është trajneri më i suksesshëm në histori dhe që i çoi dy herë në çerekfinale të Champions League, jo pak për një realitet si ai portugez që sigurisht nuk synon fitoren finale), të memorizohet menjëherë. Nuk pres të fitojmë as Superkupën, sepse të jesh në situatën tonë, me një ambient të tillë, është diçka shumë e shëmtuar. Por unë pres që lojtarët të tregojnë atributet e tyre.

Gjatë intervalit midis pjesve të të shtunës në mbrëmje doli lajmi se vetë Ibrahimovic zbriti në dhomat e zhveshjes dhe bashkë me Conceicaon (i cili siç deklaroi në fund të ndeshjes nuk është këtu për puthje e përqafime) e kthyen përmbys dhomën e zhveshjes, duke ngritur në ajër gjithçka u dilte përpara. Nuk ka më falje, as justifikime. Në fushë mund të fitohet dhe të humbet, por kurrë nuk duhet hequr dorë nga fitorja për shkak të plogështisë a për ndonjë arsye tjetër. Duhen nxjerrë ko*q…t dhe në pjesën e dytë, sado i rastësishëm të ketë qenë një gol me penallti dhe një autogol i bujshëm, reagimi ndodhi. Një grup i bashkuar që është i vetëdijshëm për periudhën negative, por që kërkoi fitoren duke ndihmuar veten. Kundër Interit do të jetë shumë e vështirë të fitohet, ata janë në formë të jashtëzakonshme dhe duket se Milani, apo të paktën gjendja aktuale e Milanit, nuk mund të mjaftojë.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Por finalet fillimisht luhen, pastaj gjykohen. Pra, nëse do të ketë sikur edhe një shans, do ta luaja me sy mbyllur, duke mos marrë asgjë për të mirëqenë. Duhet lënë në fushë fanella plot djersë, pavarësisht se si përfundon ndeshja. Për të përfunduar, do të doja t’u shkruaja dy rreshta të gjithë atyre “zemërcoptuarve” që kanë mbushur rrjetet sociale sikur Ibrahimovicit nuk i intereson Milani ose se është aty për para. E pra, Ibrahimovic mund të kalojë dimrin shumë mirë në ishullin e tij, në vend që të marrë fyerje pas fyerje për një pagë relativisht të ulët si menaxher. A ka bërë gabime? Po, por a do të thotë kjo që do t’i bënte përsëri në të ardhmen? Jo. A do të duhej të kishte bërë më shumë intervista? Këtë e thoni ju, sepse ai nuk ka pse të performojë para kamerave çdo 24 orë. Por prania e tij në botën Milan është konstante. Dhe shpesh ka marrë përgjegjësi përtej realitetit. Nëse mendoni se një fituesi si Ibrahimoviç i interesojnë ato pak qindarka si menaxher pas një karriere ku ka fituar thuajse gjithçka, atëherë nuk e dini se kush është Ibrahimovic. E nëse mendoni se ato pak qindarka ia vlejnë të gjitha fyerjet që pëson, edhe këtu jeni në rrugën e gabuar. Dhe kaq mjafton. Ibrahimovic dhe klubi duhet të bëjnë më mirë? Patjetër! Jemi të parët që e themi. Veçanërisht klubi. Por ka ardhur koha që të gjithë duhet të bëjnë më mirë. Edhe ne tifozët DUHET të bëjmë më mirë. Forca Milan. Sot më shumë se kurrë!

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
TAGGED:ArabiChampions LeagueConceicaoForca MilanIbrahimovicInterJuventusMilanPaulo FonsecaPortoRafael LeaoSuperkupa e Italisë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?