Është një fajtor për t’u servirur, në çdo rast i nxehtë, ule-ngritja nga banka e të akuzuarve është si në shkallët lëvizëse e një qendre tregtare. Gabbia, Kalabria, Tomori, Thiaw, Pavlovic, Chukwueze, tortura Leao. Tani është radha e Theo Hernandez, në shoqërinë e të shumtëve Emerson Royal dhe – pse jo – Okafor. Kjo e fundit ka të bëjë me Cagliarin.
Ka fajtorët kronikë dhe historikë, nga Cardinale te Furlani e deri te Ibra, Moncada dhe patjetër Fonseca. Normale: kur gjërat shkojnë keq, e keqja duhet ndarë. Por ka edhe sekondarë, siç gazetarët tifozë, shërbëtorë të klubeve dhe parave, si dhe lëpirësit.
Hapësira është e gjerë, përmban gjithçka dhe nga të gjithë. Por analiza, në fakt, duhet merret me strukturën, me organikën, me skuadrën. Strukturës i mungon vizioni, menaxhimi dhe komunikimi. Trajneri ndryshon, rrotullohet, shpik: mirë ndonjëherë; shumë në përgjithësi. Skuadra nuk ka shtyllë kurrizore, por ka pak personalitet, përmirësime të padukshme. Karakter të brishtë, e pambrojtur. Asnjë perceptim rreziku. Një grup me vlera të diskutueshme.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Jemi të destinuar për ulje-ngritje gjatë gjithë sezonit, ka pak për të mashtruar vetveten. Mes një sipërmarrjeje dhe një tjetre do të përjetojmë depresion, zemërim, impotencë, sepse ky grup nuk e kuptoi që ishin të gjitha mundësitë për një sezon avantgarde. Çfarëdo që mund t’i atribuohet drejtuesve të klubit dhe trajnerit, dyert mbeten gjithmonë të hapura. Mirëpo motivi pse kalohet nga ekstaza e Madridit në zhgënjimin e Cagliarit nuk ka të bëjë aspak me dallimet mes Italisë dhe Evropës, Serie A dhe Champions League: edhe pse nëpër kronika është thuajse aspak e shpjegueshme ashtu si dhe po aq aspak e dukshme, arsyeja i duhet atribuuar mungesës së thellësia, e udhëzimeve të sakta (në qëndrime dhe sportivitet), kryesisht karakteriale.
Gjendja shpirtërore e tifozëve është në prag të shpërthimit: shpresa, besimi dhe optimizmi përplasen me të vetmen pamje të vazhdueshme, të përpiktë: jemi konstant dhe të përpiktë vetëm në humbjen e mundësive, duke mos mundur ta rrokim mundësinë dhe të kuptojmë, ndoshta akoma, se edhe Milani do të jetë në elitë, se në Champions League çdo surprizë është e mundur. Në vend të kësaj, e vetmja surprizë që mbetet është që tani duhet të fitojmë pa nëse dhe kur, 3 ndeshje rradhazi. E kemi detyrim.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>