Një bomber i madh dhe një mbrojtës i fortë! Problem i madh në San Siro. Gati 200 milionë euro shitje

Milanistat
3 Min Read

Rafael Leao iu nënshtrua kontrolleve mjekësore duke vlerësuar shkallën e dëmtimit të pulpës. Shpresa ishte një problem i vogël, por do të mungojë kundër Cremoneses dhe ndoshta edhe në ndeshjen tjetër kundër Leçes. Ndaj duke parë që qysh në start të kampionatit ia nisim pa shërbimet e numrit dhjetë portugez, më të mirit të organikës aktuale, Milan duhet patjetër të blejë një sulmues tjetër gjatë këtyre ditëve të fundit të merkatos. E ka ripërsëritur edhe Igli Tare, që do të ndërhyhet në atë rol, por duke parë organikën rossonere, nevojitet një investim mbi një emër të fortë.

Nevojiten gola, një lojtar me peshë, për të shfrytëzuar atë buxhet të krijuar nga shitjet e shumta të kësaj vere. 70 milionë euro nga Reijnders, 40 nga Thiaw, 25 nga Theo Hernandez, 10 nga Emerson Royal, 14 nga Kalulu dhe ndoshta edhe 20 milionë nga Okafor. Para që pjesërisht janë investuar për të blerë shtatë lojtarë, por skuadra meriton të paktën edhe dy shtesa të tjera. Bomberi, siç e thamë, dhe edhe, po të duhet, një tjetër qendërmbrojtës i fortë dhe me eksperiencë që të ditë të ndërtojë nga pas.

Për sulmuesit vazhdohet të punohet mbi Rasmus Hojlund të Manchester United, por orët e fundit ka ndërhyrë edhe Napoli, pas dëmtimit të Lukakut. Emri i Vlahoviç mbetet gjithmnë aktual; tashmë janë dy muaj që e përsërisim dhe deri në fund do të jetë gjithmonë një profil shumë i pëlqyer për Djallin. Është një operacion ekonomikisht i ndërlikuar, por nëse ka dëshirë për të bërë një investim një sulm, duhet shfrytëzuar mundësia. Pastaj është edhe Jackson i Chelsea dhe disa outsider të minutës së fundit si Mitrovic e të tjerë.

E mbyllim me çështjen San Siro. Kush të dielën e përjetoi ndeshjen Milan-Bari në stadium mund ta kuptojë për çfarë po flasim. Ishte surreale të përjetoje 90 minuta në heshtje, ku të vetmit që këndonin ishin tifozët mysafirë. Një situatë që është pak të thuash depresive, që nuk mund të pranohet të zgjasë për një sezon të tërë. Shpresojmë që shpejt të gjendet një zgjidhje. Ia vlen vërtetë për spektaklin në stadium, por dhe mbi të gjitha për mbështetjen e skuadrës. Një San Siro “e heshtur” nuk i shërben askujt.

Në Kupën e Italisë na u dha të shijonin të parën e Milanit të Max Allegrit, e shtuna shënon debutimin në kampionat, dhe duhet nisur me këmbë të mbarë. Pa kupat si impenjim, Milani e ka detyrë të luftojë për titullin, siç me të drejtë e ka theksuar Fabio Capello. OK të ecësh me kokën ulur për të mos rritur shumë pritshmëritë, por Milani e gjithmonë për detyrë të përpiqet, veçanërisht në një sezon me vetëm një ndeshje në javë.

Share This Article
Pa Komente