Barazim në fund, të paktën një pikë, shmanget humbja, por shumë zhgënjim dhe shumë probleme.
Milani rrëmbeu në fund një barazim me zemër, por ishte nën me 2 gola, duke na lënë ndjenjën e hidhur se e kemi nisur aty ku e lamë.
Për pjesë të gjata skuadra e pa veten në versionin më të keq të sezonit të kaluar: zero ekuilibër dhe një fazë mbrojtëse që ishte pak të thuash e turpshme. Përveç golave të pësuar, duhet kujtuar se Maignan ishte më i miri i kuqezinjve. Debutim zhgënjyes. Nuk i ikën fajit as Fonseca: nëse Pavloviç nuk është ende gati, përse në fushë Thiaw dhe jo Gabbia? Para-sezoni e të dyve foli qartë. Pse Saelemaekers i adaptuar mbrojtës anësor dhe jo në pozicionin e tij? Më mirë do të ishte të ishte Theo, edhe pse jashtë gjendjes fizike. Edhe në sulm, gjithçka të sillte në kujtesë skemën e Piolit: topin Leaos dhe pastaj do të shohim. Edhe portugezi, ashtu si deri më dje, vazhdon me papërgjegjshmëri, por ka ardhur koha që të mos i humbasë më disa lloj golash, në një farë mënyre të sigurtë, ashtu siç bëri përballë portierit granata.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Të shpresojmë që ardhja e Fofana të mund të përmirësojë shumë gjëra. Blerja e francezit është shumë e vonuar: nëse do të kishte ardhur më herët, me 2 javë stërvitje ndoshta do të kishim parë një ndeshje tjetër, një debutim ndryshe të kuqezinjve (me siguri do të ishte të paktën i integruar me skuadrën).
Dyshimet edhe për sulmin: vitin e kaluar Jovic shënonte pothuajse gjithmonë kur në krah të tij ishte Giroud. Dje tregoi se ka vështirësi kur është i izoluar në zonë. Është vërtet rezerva e duhur e Moratës? Shumë pyetje, që të gjitha të lindin spontanisht.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Di positivo c’è che la squadra può soltanto migliorare e che non è crollata dal punto di vista emotivo dopo il pesante passivo.
Pozitive është, skuadra tani mund vetëm të përmirësohet (më keq nuk mund të bëhet) dhe, shumë e rëndësishme, nuk ka rënie për nga pikëpamja emocionale pas këtij fillimi zhgënjyer.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Maignan, vendimtar si në kohët e vjetra. Morata menjëherë në gol: një dorë vendimtare që nisi rikthimin e qetësisë, e kompletuar nga i shkëlqyeri Okafor.
Zvicerani u konfirmua si njeriu i providencës: mesatarja e tij e golave në raport me minutat e luajtura me Milanin është stratosferike. Një burim që duhet shfrytëzuar më shumë.
Keq Chukwueze, pas një parasezoni të shkëlqyer, me një Pulisic çuditërisht të pasaktë.
Humbja do të kishte qenë një goditje e tmerrshme për moralin. Një gjë është e sigurt: ka shumë punë për të bërë.