Nga zemra franceze te shpirt ballkanik: fytyra e re e Milan

Rinovim radikal: ikin francezët, hapësirë ballkanasve, për një AC Milan më fizik, intensiv dhe konkurrues

Milanistat
2 Min Read

Ishte një herë Milani i francezëve: Mike Maignan, Theo Hernandez, Pierre Kalulu, Tiemoue Bakayoko dhe Olivier Giroud. Ishte vera e vitit 2021, me Paolo Maldinin në krye të zonës teknike, i shoqëruar nga Frederic Massara.

Ishte vera e lamtimirës me parametra zero të Gianluigi Donnarummës. Duket sikur ka kaluar një dhjetvjeçar, e megjithatë, kanë kaluar vetëm katër vjet.

Lamtumira e Donnarummës nga klubi ku u strehua ndodhi pikërisht më 2025. Ndërkohë, skuadra e Milanit ka pësuar një ndryshim të thellë: janë larguar francezët, kanë ardhur lojtarët nga – ose me origjinë – ballkanike.

Dhe po flasim jo për emra dosido por për Ardon Jasharin, Luka Modric, Christian Pulisic dhe Strahinja Pavlovic.

Për ta kompletuar kuadrin, në cilësinë e drejtorit sportiv është sot Igli Tare: shqiptar… me pasaportë italiane, prej kohësh në shënjestër të Paolo Maldinit, para mbërritjes së Frederic Massarës.

Nga Milani i francezëve te Milani i Ballkanit

Ky ndryshim kursi nuk është vetëm gjeografik, por edhe teknik dhe kulturor. “Milani i Ballkanit” sjell në vetvete karakteristika të ndryshme: më shumë fizik, intensitet konkurrues dhe mentalitet luftarak, ndonjëherë në dëm të elegancës në fushë që e dallonte bllokun francez.

Një transformim që pasqyron strategjitë e reja të merkatos dhe nevojat taktike të një klubi të vendosur të ripërtërihet për t’u bërë përsëri konkurrues në Itali dhe Evropë.

Mbërritja e Luka Modric e ka forcuar më tej këtë trend të ri. Kjo falë edhe aurës së tij të lindur, e farkëtuar nga një e kaluar e lavdishme dhe një e tashme ende e nivelit të lartë.

Zërat e merkatos flasin tani për një Milan gati të ndërhyjë në repartin ofensive me një goditje shumë të rëndësishme, në gjendje për të ringjallur entuziazmin e tifozëve pas fushatës së shkëlqyer të blerjeve të orkestruar nga drejtori sportiv Igli Tare.

Ku i dihet, ndoshta qendërsulmuesi i ri i Milanit 2025/2026 mund ndajë pikërisht të njëjtat origjina gjeografike…


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article