Një ditë pas ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales ku PSG mposhti Arsenalin dhe fitoi kalimin në finalen e Champions League kundër Interit, faqet e para të gazetave franceze dhe evropiane janë të gjitha pro Gianluigi Donnarummës, që ishte vendimtar me disa pritje të mëdha edhe në ndeshjen e mbrëmshme në Paris. Portieri italian tani po e sheh veten përpara një derbi në finale, duke pasur parasysh të kaluarën e tij te Milani.
NGA TRADHTIA… – Nuk është mister që marrëdhënia midis Gigios dhe milanistëve është bërë pluhur e hi pas lamtumirës së tij në verën e vitit 2021, e cila u pa nga tifozët Rossoneri si një tradhti e vërtetë. Lojtari ishte në skadencë kontrate dhe pas një tërhiq e mos këput të gjatë, më në fund klubi i rrugës Aldo Rossi vendosi ta linte të shkojë në rrugën që po kërkonte dhe të përqëndrohej mbi Mike Maignan të Lille. Që atëherë, zemërimi dhe zhgënjimi i supporters të Djallit është parë në mediat sociale dhe në ato raste kur Donnarumma u rikthye për të luajtur në San Siro, si me fanellën e PSG-së ashtu edhe me kombëtaren azzurre.
…TE FALJA E MUNDSHME – Mirëpo Gigio tani ka shansin e madh për t’u riafruar me milanistët, që në finalen e Champions League kundër Interit, do të mund të bëjnë tifo për të. Pasi, në radhët e nerazzurrëve është një tjetër lojtar “i arratisur” nga Milani, pikërisht ai Hakan Calhanoglu. Edhe karshi tij ndjenjat e tifozëve Rossoneri janë shumë, po shumë negative dhe për këtë do të donin ta shihnin të humbiste një tjetër finale Champions, pikërisht si dy vjet më parë kundër Manchester City. Nëse PSG do që të ngrejë trofeun në qiell, do t’i nevojitet një performancë shumë e lartë kundër formacionit të Simone Inzaghit, prej të gjithë lojtarëve të skuadrës franceze, duke filluar nga portieri i tij i cili në Monako, përveç kupës, mund të fitojë edhe faljen e tifozëve të AC Milan.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>