Gjatë ditëve të shkuara ka nisur hetimi në dëm të Milanit, si kuadër të hetimeve nga Guardia di Finanza rreth shitjes së klubit nga fondi Elliott te RedBird.
Megjithatë, një prapaskenë rrëfen më shumë për Marcello Violën, prokurorin që po merret me hetimet në dëm të kuqezinjve dhe mbi të cilin kanë dalë dëshmi ‘të veçanta’ në rrjetet sociale.
Prokurori i Milanos, Marcello Viola, 62 vjeç, është sicilian dhe me origjinë nga një qytezë në provincën e Agrigentos: punon në drejtësinë italiane që prej vitit 1981 e përveç kësaj njihet si një tifoz i madh i Interit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Në biografinë e tij tregohet se si më 2010, kur ishte prokuror antimafia në Palermo, mbi mure kishte fanellat e Zanettit, Cordobës dhe Toldos si edhe një foto me Ibrahimoviçin gjatë viteve kur luante për zekaltrit dhe disa herë ka deklaruar se kishte një pasion “që nga vitet e Herrerës” për Interin e madh.
Mirëpo, përveç këtyre fakteve, jo shumë kohë më parë u raportua se ka pasur edhe një drekë mes Violës dhe dy Administratorëve të Deleguar të Interit, Beppe Marottës dhe Alessandro Antonellos në një hotel në qendër të Milanos.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Në dritën e këtyre rrëfimeve, pyetja e tifozëve kuqezi lind spontanisht: pse një prokuror flet me drejtuesit e Interit? Dhe, është vërtet rastësi që një hetim nis papritur në dëm Milanit?