Është shumë herët për ekzaltime, por debutimi i Joao Felix i ka bërë tashmë tifozët milanistë të ëndërrojnë. Lojrat e tij të para në barin e San Siros dhe goli i shënuar kundër Romës janë shenja inkurajuese për të ardhmen.
Në Empoli mund të nisë si titullar dhe do të ketë një tjetër shans për të treguar se ka erdhur te kuqezinjtë për të bërë të shpërthejë gjithë talentin e tij, i mbetur disi i burgosur në sezonet e fundit të kaluara mes Atletico Madridit, Barcelonës dhe Chelsea. Cilësitë e tij të shkëlqyera teknike ishin evidente që kur i impresiononte të gjithë me Benficën, por ka patur kurrë qëndrueshmëri vijimësi në paraqitjet e tij. A do ta ketë te Milani? Do ta zbulojmë me kalimin e kohës.
Merkato Milan, një goditje e madhe nga Barcelona: prapaskena
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Joao Felix mbërriti në Milano nga Chelsea në formë huazimi, pra jo me të drejtën e blerjes, që do të thotë se nuk ka asnjë mundësi për ta blerë lojtarin në fund të sezonit. Përkundrazi, kuqezinjtë kanë pranuar edhe të paguajnë rreth 5 milionë euro për ardhjen e përkohshme të 25-vjeçarit portugez.
Përveç Joao Felix, në ditët e fundit të merkatos dimërore, Milani i pati vënë sytë edhe një tjetër emri të njohur të futbollit europian: Ferran Torres. E ka zbuluar Marca, duke shpjeguar se sondazhi i drejtuesve kuqezinj pati një rezultat negativ. Barcelona, përmes drejtorit të saj sportiv Deco, u përgjigj qartë: “Ferran nuk do të largohet nga Barcelona”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Nuk nisi asnjë negociatë, drejtuesit sportiv dhe trajneri Hansi Flick kanë besim të madh te ish Valencia dhe Manchester City. Edhe pse nuk është një zgjedhja e parë, shifrat e tij janë të mira (10 gola dhe 3 asiste në 25 paraqitje) dhe konsiderohet një alternativë e vlefshme në një repart sulmi ku titullarët janë Lamine Yamal, Robert Lewandowski dhe Raphinha.
Flick vlerëson shumë edhe qëndrimin e Torres dhe nuk ka dashur të privohej prej tij. Milani nuk pati asnjë shanc dhe Marca shkruan se pas refuzimit të Barcelonës zgjodhën të përqëndrohen mbi Joao Felix. Një tjetër klub i Serie A që pati marrë në konsideratë lojtarin e përfaqësueses spanjolle ka qenë edhe Napoli.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Madje edhe Leipzig, Borussia Dortmund, Arsenal, Tottenham dhe skuadra nga Saudi Pro League janë interesuar, por nga Katalonja erdhi mesazh i qartë: jo. Të shohim nëse anësori klas 2000 do të mbesë në Barcelonë edhe sezonin e ardhshëm apo do të ndryshojë ekip për të pasur rol titullari.