Mbrëmja e “Olimpico”-s solli jo vetëm verdiktin sportiv të Lazio-Milan, por edhe një skenë simbolike pajtimi. Vetëm katër ditë pasi ishin gati të hynin në kapeshin me grushte në “San Siro”, Massimiliano Allegri dhe Marco Ianni u përshëndetën në mënyrë të ngrohtë, duke i dhënë fund një polemike që kishte ndezur diskutimet në Itali. Një imazh që kontraston me tensionin e përjetuar të shtunën, kur penalltia e padhënë Lazios solli shpërthimin e sherrit mes pankinave.
Nga zënka te përjashtimi
Të shtunën, ndeshja në “San Siro” shpërtheu në polemika pasi arbitri Collu, pas rishikimit në VAR, vendosi të mos akordonte penallti për bardhekaltërit. Reagimet ishin të menjëhershme: Allegri dhe zëvendësi i Sarrit, Marco Ianni, u konfliktuan ashpër. Stafet u hodhën për t’i ndarë dhe për të shmangur një duel fizik që dukej i pashmangshëm. Gjashtëdhjetë sekonda të çmendura, të cilat përfunduan me përjashtimin e të dyve dhe pezullimin nga gjyqtari sportiv.
Skena e paqes në “Olimpico”
Mbrëmë, pak minuta para fillimit të sfidës së Kupës, dinamika ndryshoi krejt. Allegri u afrua te pankina e Lazios, përshëndeti Sarrin me buzëqeshje dhe më pas ngriti dorën drejt Marco Iannit. Një përshëndetje e thjeshtë, por me shumë domethënie. Nga tensioni te dialogu, nga polemika te respekti profesional. Dy protagonistët e sherrit të fundjavës e mbyllën çështjen pa fjalë të tepërta, duke treguar se futbolli, ndonjëherë, di të shërojë plagët shpejt.
Sarri dhe Allegri: rivalë, jo armiq
Edhe buzëqeshja mes Sarrit dhe Allegrit ishte e papritur. Dy trajnerë me filozofi diametralisht të kundërta, që prej vitit 2019 kanë ndërruar pankinën e Juventusit mes polemikave të ashpra. Një histori e ngarkuar me debate, deklarata në distancë dhe tension. Mbrëmë, gjithçka dukej sikur i takonte së kaluarës. Futbolli vazhdon, rivaliteti mbetet, por respekti i momentit tregoi anën më të mirë të sportit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
