MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Nga premtim në dështim, Conceicao ka një “problem të ri” në Milanello: një kuqezi është “zhdukur” nga radarët
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Milan News

Nga premtim në dështim, Conceicao ka një “problem të ri” në Milanello: një kuqezi është “zhdukur” nga radarët

By
Milanistat
13.01.2025
4 Min Read
Share
SHARE

Conceicao ka një “problem të ri” te Milanello: lojtari i kuqezinjve ka kaluar nga një premtim i madh në një dështim të madh. Ja çfarë po ndodh

Ardhja e Sergio Conceicaos në pankinën e Milanit pati ngjallur entuziazëm të madh, sidomos pas fitores së jashtëzakonshme në Superkupën e Italisë ndaj Interit. Skuadra dukej se kishte gjetur një energji të re dhe trajneri portugez pati lënë përshtypjen se mund ta rikthente klubin në majat e futbollit.

Sidoqoftë, problemet në shtëpinë kuqezi duken se janë ende larg zgjidhjes. Ndeshja kundër Cagliarit, në San Siro, ishte një provë e qartë e kësaj, me Milanin në vështirësi shumë të mëdha për të imponuar lojën e tij dhe duke parë fitoren t’i rrëshiste prej duarsh drejt një barazimi zhgënjyes. Skuadra vazhdon të jetë e paqëndrueshme dhe Conceicao do të duhet të punojë shumë për të gjetur ekuilibër dhe stabilitet.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

“Problem i ri” për Conceicaon në Milanello

Ndërkohë, një tjetër problem ka lindur në Milanello: një lojtar që dukej i destinuar të shndërrohej në një premtim të vërtetë, i ka zhgënjyer pritshmëritë, duke u kthyer në një dështim të vërtetë, të paktën deri tani. Situata e tij po gjeneron diskutime mes tifozëve dhe jemi të sigurt se po krijon dyshime edhe te Conceicao, i cili, i gjendur në një fazë tanimë shumë delikate të sezonit, do të duhet të përballet me një problematikë tjetër në Milanello, jo edhe aq të lehtë për të zgjidhur.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Nga premtimi në dështim, rasti i rradhës në Milanello

Pavarësisht një debutimi premtues që e pa të luante në të gjitha fushat e Serie A dhe Champions League si titullar, madje duke kontribuar edhe me një gol, prania e tij në fushë është tkurrur në mënyrë drastike me kalimin e kohës. Investimi prej 20 milionë eurosh i bërë nga Milani për ta siguruar lojtarin tani po ngre disa dyshime. Pavlovic, dukej se kishte gjetur menjëherë hapësirën e tij në zemër të mbrojtjes kuqezi dhe tifozëve të tij, duke u dalluar për vendosmërinë dhe vullnetin e tij. Goli i shënuar në Olimpico përfaqësoi kulmin e fillimit të sezonit ku gjithçka dukej se po shkonte nën drejtimin e duhur për lojtarin serb. Megjithatë, vendimi i ish trajnerit Paulo Fonseca për t’u mbështetur më shumë te Malick Thiaw dhe Matteo Gabbia e ka reduktuar gradualisht hapësirën në dispozicion të Pavlovic. Me ardhjen e Sergio Conceicaos në pankinën e kuqezinjve, situata duket se nuk është përmirësuar dhe hyrja e fundit si titullar e mbrojtësit daton disa muaj më parë, e pasuar vetëm me prezenca sporadike. Milan ka filluar të tregojë shenja zhgënjimi për shumën e madhe të investuar mbi Pavlovic, dhe tani po kërkon përforcime të reja në mbrojtje. Për shembull, po konsiderohet marrja e Walker nga Manchester City, për të forcuar rolin e mbrojtësit të djathtë dhe atij qendror, një zonë në të cilën tashmë ishte investuar mbi Emerson Royal. Në të njëjtën kohë, po shfaqet interes për Mosquera të Valencias, shenjë kjo se performancat e Pavloviç nuk i kanë bindur plotësisht drejtuesit rosonerë.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

E panjohura e së ardhmes

Pavarësisht vështirësive aktuale, e ardhmja e serbit në klubin milanez ende nuk është përcaktuar. Ndoshta mund të synohet edhe shitja e tij në merkaton e ardhshme të verës, përveç se nëse Conceicao vendos t’i rivlerësojë cilësitë e tij. Aventura milaniste e Pavloviç, pra, mund të marrë drejtime të reja, por tani për tani ajo mbetet një pikëpyetje e madhe, nën vëzhgimin e kujdesshëm të trajnerit dhe klubit.

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan, Jashari është numri i ri 30: ja kush e ka veshur këtë fanellë përpara tij
“Shtrëngim duarsh”, e bujshme Milan: punë e kryer rikthimi
Milan, Capello: “Jashari, është i një tjetër lloji. Gimenez, disa dyshime. Vlahovic..”.
Galliani dhe firmat më afër, si superkonsulenti i RedBird, apo si kreu i futbollit Milan
TAGGED:AC MilanCagliariChampions LeagueEmerson RoyalInterMalick ThiawMatteo GabbiaMilanelloMosqueraOlimpicoPaulo FonsecaSan SiroSergio ConceicaoSerie ASupercoppa ItalianaValenciaWalker
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?