Mbërritja e Sergio Conceiçaos i solli Milanit një trofe po, por edhe rregulla të reja. Siç kanë zbuluar kolegët e të përditshmes gjeneraliste Corriere della Sera, që nga ardhja e tij, trajneri i ri i ka imponuar grupit kushtet e tij në të gjitha aspektet e jetës së përditshme, me një lloj pakti të nënshkruar me ekipin. Nuk ka më bark plot, por as qëndrime të papërshtatshme dhe pak profesionale, si brenda ashtu edhe jashtë fushe.
Në klubin kuqezi tani ka një lloj dekalogu mbi oraret, ushqimin, sjelljen, brenda dhe jashtë fushës. Shembuj? “Kufizime në përdorimin e celularit; peshimi çdo mëngjes; e ndaluar të zbritet për të ngrënë drekëapo në mbledhje pa pantofla”. Dhe ka më shumë. Duket se askush nuk ka thënë asnjë fjalë kur rreshteri Sergio ka urdhëruar grumbullimin përpara ndeshjes në Milanello për një natë më parë.