Pas gjashtë javësh të Serie A dhe me pushimet në portë, ka ardhur momentumi që mund edhe të bëhet një vlerësim fillestar i Milanit të Massimiliano Allegrit, duke e krahasuar atë me pikën kryesore të referencës së tifozëve: me skuadrën rossonere kampionë të Italisë, në sezonin 2021/2022.
Një krahasim i pashmangshëm për një formacion tashmë të transformim thellësisht krahasuar me sezonin e kaluar. Një barazim që perceptohet thuajse si humbje në tokën piemonteze përfaqëson, paradoksalisht, një hap të madh përpara krahasuar me sezonin e kaluar.
Barazimi 0-0 kundër Juventusit e çon Milanin e Allegrit në 13 pikë pas gjashtë ndeshjeve në kampionat.
Një rezultat i respektueshëm, që e mban skuadrën e Max ngjitur me kreun e klasifikimit dhe nën gjurmët e rezultateve të arritura nga Milani i Piolit.
Duke bërë një krahasim të shpejtë, Milani i Scudettos së 19-të, i kishte mbyllur gjashtë javët e para me 16 pikë, tre më shumë se këtë sezon. Thënë thjesht, tre pikët që mungojnë mund jenë pikërisht pikët e humbura në shtëpi në ndeshjen hapëse kundër Kremonezes.
Një analizë më ne detaje e dy sezoneve dhe një krahasim i rrugëve përkatëse të ndjekura, zbulon se në të dy sezonet, Milani është përballur me Juventusin në njërën prej gjashtë ndeshjeve të para të sezonit.
Në të dyja rastet, sfidat historike përfundojnë në barazim – 1-1 në shtator 2021 dhe 0-0 në tetor 2025. Dallimi thelbësor qëndron pikërisht në ndeshjen e lartpërmendur kundër Kremonezes.
Do të jetë e vështirë të rikuperohen ato tre pikë, që akoma sot kërkojnë hakmarrje, por Milan duhet domosdoshmërisht të verë një gur sipër.
Krahasimi me sezone të tjera para Allegrit: nga Gattuso te Conceicao, përfshirë edhe sezonet e Piolit
Statistikat e ftohta të sezoneve të fundit flasin qartë: 9 pikë pas gjashtë javësh në sezonin 2018/2019 nën drejtimin e trajnerit aktual të kombëtares, Gennaro Gattuso.
Vetëm 6 pikë në gjashtë ndeshjet e para të sezonit 2019/2020, rezultate që çuan pashmangshmërisht në zëvendësimin e Marco Giampaolos me Stefano Piolin.
Do të jetë pikërisht Pioli ai që, në sezonet pasuese, do të sjellë vazhdimësi dhe stabilitet në rrugëtimin Rossoner. Në gjashtë ndeshjet e para të Serie A, do të mbledhë: 16 pikë në sezonin 2020/2021, 16 pikë në sezonin 2021/2022, 14 pikë në sezonin 2022/2023 dhe 15 pikë në sezonin 2023/2024.
Ndërsa sezonin e kaluar, Paulo Fonseca e mbylli këtë pjesë të parë të sezonit me shifrën e respektueshme prej 11 pikësh në gjashtë javë.
Këto shifra tregojnë se si Milani i Piolit ka arritur ta nisë mirë sezonin e tij, pavarësisht ulje-ngritjeve të ndryshme.
Një tjetër fakt interesant ka të bëjë me konferencën për shtyp të Allegrit më 7 korrik. Me atë rast, Massimiliano Allegri, për shkak të harrese të thjeshtë dialektike, nuk e pati përfshirë midis pretendentëve për titull Fiorentinën e Stefano Piolit.
Tani, pas pushimit të detyrueshëm prej ndeshjeve të kombëtares, Milani dhe Fiorentina gjenden përballë njëra-tjetrës, me Piolin që, për herë të parë, kthehet si kundërshtar.
Fati ka zgjedhur pikërisht Piolin për të sfiduar Allegrin në një lloj kalimi stafete statistikor: sepse, nga pikëpamja emocionale, Massimiliano Allegri ka hyrë tashmë nga dera kryesore në zemrat e çdo tifozi Rossoner.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
