Nga Kolombi te Pulisic, stop ‘nëse’ dhe ‘por’-eve

Nuk po provokojmë, as kemi për qëllim të bëjmë polemika me tone bombastike, por po flasim për fakt, për të vërteta që i hedhin poshtë të gjitha alibitë e “nëse”-ve dhe “por”-eve me të cilat disa përpiqen të justifikojnë dështimet e rivalëve dhe flasin për “fat” në rastin e Milanit. Por suksesi nuk është rastësi, ai meritohet...

Milanistat
4 Min Read

Sikur Isabella e Kastiljes të mos e kishte financuar, Kristofor Kolombi nuk do ta kishte zbuluar kurrë Amerikën; nëse VAR do të kishte ekzistuar me kohë, me golin e Turones, Roma do të kishte fituar Scudetton në vend të Juventusit; nëse Acerbi nuk do të kishte shënuar në minutën e 93-të të gjysmëfinales kundër Barcelonës, Interi nuk do të kishte vendosur rekordin për poshtërimin më të madh të pësuar nga një ekip në një finale të Ligës së Kampionëve; nëse Pulisic nuk do të kishte shënuar, derbi do të kishte përfunduar 0-0 dhe, e mbi të gjitha, nëse portierët do të ishin ndërruar, Interi do ta kishte fituar lehtësisht derbin e Milanos!

Për praktikisht tre ditë, e kemi dëgjuar këtë histori të bukur me “nëse dhe por” nga “zemërdetarët”, anti-milanistët dhe pothuajse të gjithë ata që janë rreshtuar si Nerazzurrëve, për të shpjeguar fitoren e Milanit dhe për të justifikuar, në mënyrë të sikletshme, humbjen e Interit.

Por këto janë gjëra që do të prisja nga njerëz si unë, që me profesion janë tifozë dhe në një vend si në një bar (edhe nëse nuk përdoren më si vend takimi), sigurisht jo nga njerëz që bëjnë specialistin sportiv dhe që paguhet për të thënë budallallëqe të tilla.

Përtej faktit që duke folur kështu, duket sikur Milani pati që të blinte rastësisht një portier si Maignain, midis atyre që bënin pasarelë në sheshin përpara dhomave të zhveshjes së San Siros dhe jo që kemi të bëjmë me një top player që para pesë vjetësh është zgjedhur dhe u punësuar pikërisht për të bërë portierin.

Është sikur dikush të thoshte se nëse Haland do të kishte qenë shqiptar, do të kishim shkuar ne në Kupën e Botës dhe jo Norvegjia.

Do të ishte më mirë nëse dikush do të merrte mundimin dhe kohën për të shpjeguar se përse Interi humbet rastet e shënimit që krijon, sepse tashmë ka humbur katër ndeshje në kampionat nga 12 të luajtura deri më tani (30% për ata që pëlqejnë shifrat) e, mbi të gjitha, pse, përveç Romës, humbet çdo ndeshje kokë më kokë pavarësisht se si luajnë (që, nëse e shikon më me vëmendje, është pikërisht ajo kundër Romës që kanë luajtur më keq).

Po them vetëm se në ndeshje të caktuara, nuk ka nevojë të jesh filozof apo estet; ka ndeshje ku pikët për një fitore nuk vlejnë tre, por mbartin një peshë të paçmueshme, veçanërisht në aspektin e moralit dhe besimit.

Sot, Milani është një ekip ende në ndërtim e sipër dhe duhet të përmirësohet në shumë mënyra, por është e pamohueshme se në aspektin e aftësisë së tyre për t’i parë kundërshtarët e tyre të direktë drejt e në sy, pa e ulur shikimin, me soliditetin dhe me aftësinë e tyre për të vuajtur, Allegri ka bërë tashmë një punë të jashtëzakonshme.

Ne nuk jemi më skuadrër që nuk e percepton rrezikun apo që shkrihet që me problemin e parë; ne jemi një ekip i guximshëm.

A do të jetë e mjaftueshme për të luftuar për Scudetton apo për ta synuar atë? Ndoshta jo, por sigurisht që na është kthyer një Milan për të cilin mund të jemi krenarë dhe që duam ta mbështesim në luftë. Bravo, djema!


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente