Vendimi shock: në pankinë do të jetë Thiago Motta
Duke qenë se në merkato na rezulton gjithmonë i lirë profili i Massimiliano Allegrit, i cili, duke pasur parasysh curriculum-in e tij, nuk mund kurrë të jetë i përjashtuar a priori, Tare do të preferonte të mos i drejtohej trajnerit livornez për dy arsye që konvergojnë: e para është padyshim paga e tij e lartë, e dyta është involucioni që ka pësuar në periudhën e tij të dytë te Juventusi. Sot, Allegri nuk është më një investim i sigurt, siç mund të ishte dikur.
Optohet pra për një trajner emergjence, i cili tashmë e ka një sasi të konsiderueshme përvoje, me një pagë me shifra të përmbajtshme dhe që mund të bëhet udhërrëfyesi teknik rreth të cilit të ndërtohet e ardhmja e Milanit të pesë viteve të ardhshme. Ja pra tek shfaqet emri i Thiago Mottë-s në fletoren e Igli Tare-s.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Një opsion si ky mund të të lërë pa fjalë, të paktën në shikim të parë, veçanërisht duke pasur parasysh se si u ndërpre marrëdhënia e tij e fundit me Juventusin. Në Torino, Motta u gjend në një moment të caktuar i braktisur nga i gjithë grupi i skuadrës. Vuajti në lëkurën e tij një lloj refuzimi nga një grup lojtarësh që nuk mundnin ose nuk donin të ndiqnin më udhëzimet e tij.
Kjo është një pikë kyçe në vendimin që Tare është duke marrë: a do të jetë në gjendje Thiago Motta t’i braktisë ato integralizma që e kanë dëmtuar rrugën e tij drejt ngjitjes? Një shembull mbi të gjitha, sulmuesit e parë. Që në La Spezia, Motta pati disa keqkuptime me M’Bala Nzola, e njëjta dinamikë u përsërit në hijen e dy kullave me Arnautoviç dhe nën Mole me Vlahoviç. Pra, nëse Motta arrin të shkojë përtej këtyre pengesave karakteriale në menaxhimin njerëzor të lojtarëve, ai mundet efektivisht të jetë trajneri i duhur i Milanit të ri.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>