Nyja e trajnerit është e para për t’u zgjidhur nga Drejtori i ri Sportiv. Vendimi është par të thuash i habitshëm dhe i papritur…
Igli Tare do të jetë deus ex machina i Milanit të ri që do të vijë. Tares i takon detyra e vështirë të risjellë rregull në shkallën hierarkike rossonere në lidhje me rolet kryesore që do të thirren për të marrë vendime dhe në cilat drejtime. Rregulli i parë i qartë, i kthjellët kristal është se të gjitha vendimet në fushë do të merren nga drejtori sportiv, duke filluar nga caktimi i atij që do të ulet në pankinë.
Në këtë kuptim, zgjedhja e parë e drejtuesit shqiptar është Vincenzo Italiano. Nuk dihet nëse Tare ka mbetur i magjepsur nga Italiano për mënyrën se si gjatë javëve të fundit e drejtoi skuadrën e tij drejt fitimit të një trofeu, pikërisht në kurriz të Milanit, apo nëse ai ishte një emër që i skalitur kohë më parë, duke marrë parasysh edhe dy finalet evropiane që arritura teksa drejtonte Fiorentinën.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Fakti është se sot Vincenzo Italiano është një profil me të vërtetë shumë tërheqës, por i vështirë për t’u arritur, pasi duket fare afër nënshkrimit të rinovimit me klubin e tij aktual për të cilin që tani është nën kontratë. Lind, kështu, nevoja për të vlerësuar edhe hipoteza të tjera alternative, por dhe edhe në këtë rast Tare nuk është aspak i papërgatitur.