Nga Juve te Milan, Allegri do ta donte kuqezi: po flitet edhe për një plan gati

Gjatë orëve të fundit, po qarkullon një lajm shumë i fortë, me qendërsulmuesin e afruar shumë me Rossonerët

Milanistat
3 Min Read

Allegri do të donte Vlahoviçin te Milan: po flitet edhe për një plan gati

Ka qenë kolegu i TuttoMercatoWeb, Marco Conterio, i cili ka folur për të ardhmen e mundshme të Vlahoviç në orbitën Milan nëpërmjet një postimi në profilin e tij X. Në veçanti, gazetari evidenton se: “E ardhmja e Dushan Vlahoviç mund të jetë ende në Itali dhe me Massimiliano Allegrin: është një ide për sulmin e Milanit. Allegri do të donte ta rigjente përsëri sulmuesin serb, kontrata e të cilit skadon në vitin 2026 dhe që tani në largim nga Juventusi”. Përsa i përket pagës së konsiderueshme: “Vlahoviç do të duhet t’i ulë në mënyrë drastike kërkesat e tij për pagë (tani në 12 milionë, gjatë vitit të tij të fundit te Juventus), me Milanin që do të përpiqet t’ia shpërndajë këtë shumë gjatë disa sezoneve”. Së fundi: “Ende nuk ka negociata zyrtare të hapura, por Vlahoviç për Milanin e Allegrit është shumë më tepër sesa një ide”.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article