Nga Inácio te Tiago Gabriel: Kush do të jetë qendërmbrojtësi i ri i Milanit për skemën e Amorim?

Pas blerjes rrufe të sulmuesit Gonçalo Ramos në fillim të merkatos, drejtuesit e Milanit po përqendrojnë të gjitha energjitë e tyre për të përforcuar repartin e mbrojtjes. Trajneri i ri Ruben Amorim kërkon me ngulm një qendërmbrojtës modern që përshtatet me rreshtimin e tij taktik. Emri i parë në listë mbetet portugezi Gonçalo Inacio, por orët e fundit po qarkullon me shpejtësi alternativa surprizë Tiago Gabriel nga Lecce, një lëvizje që mund të ndryshojë tërësisht strategjinë e kuqezinjve

Milanistat
7 Min Read
Vini re: Kjo faqe interneti mund të përmbajë lidhje partnere, që do të thotë se mund të përfitojmë një komision nëse klikoni në lidhjet që ne ju shfaqim. Ju kërkojmë të klikoni disa herë në ditë dhe besojmë se çdo klik do t'u shtojnë vlerat. Mbështetja juaj vlerësohet!

OPINIONI REDAKSIONAL nga Milanistat.com

Merkato është e hapur, tani duam garanci për titullin!

Ne që e ndjekim këtë skuadër në çdo hap dhe që kemi ngjyrat kuqezi të gdhendura në shpirt, nuk mund të mjaftohemi më me premtime për të ardhmen. Blera e Gonçalo Ramos tregoi se kur ky klub dëshiron të lëvizë shpejt, i ka të gjitha mundësitë për të mbyllur marrëveshje të mëdha pa humbur kohë nëpër telenovela mediatike. Tani që sulmi është siguruar, është momenti që drejtuesit të tregojnë të njëjtën vendosmëri edhe për repartin e mbrojtjes, i cili ka vuajtur jashtë mase në vitet e fundit nga mungesa e stabilitetit dhe e personalitetit në fushë.

Ideja për të sjellë një mbrojtës si Gonçalo Inacio na entuziazmon pa masë, sepse ai përfaqëson pikërisht atë futbollist modern që i duhet një ekipi që kërkon të dominojë lojën. Ai ka teknikën, forcën dhe mbi të gjitha mentalitetin fitues të kultivuar në ndeshjet e mëdha europiane. Por nëse ky operacion rezulton shumë i ndërlikuar, atëherë pista që të çon te Tiago Gabriel i Lecce-s duhet trajtuar me seriozitetin më të madh. Ne nuk mund të lejojmë më që mbrojtja jonë të jetë një kantier i hapur ku çdo sulmues kundërshtar gjen hapësira të pafundme për të na ndëshkuar.Ruben Amorim ka marrë përsipër një mision të madh për të kthyer Milanin në majat e futbollit italian dhe ai ka nevojë për mbështetje të plotë nga klubi. Nuk mund t’i kërkohet një trajneri të bëjë mrekulli nëse nuk i vendosen në dispozicion lojtarët që përshtaten me skemat e tij taktike. Nëse ai kërkon një mbrojtës me këmbë të majtë që di të ndërtojë lojën, atëherë detyra e drejtuesve është t’ia sjellin atë në Milanello sa më parë. Koha e eksperimenteve me lojtarë të panjohur që kanë nevojë për vite të tëra për t’u përshtatur ka përfunduar; ky popull kuqezi kërkon të festojë trofe të rëndësishëm dhe kjo arrihet vetëm duke investuar te lojtarët e duhur. Presim lëvizje të guximshme dhe të shpejta, sepse sezoni i ri nuk pret askënd! milanistat.com



BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>




Share This Article