MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Nga Europa në Serie A: kush jemi në të vërtetë? Fonseca dhe Leao, dy për një
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Nga Europa në Serie A: kush jemi në të vërtetë? Fonseca dhe Leao, dy për një

By
Milanistat
08.11.2024
5 Min Read
Share
SHARE

Entuziazmi pas Madridit nuk kalon aq shpejt dhe as aq thjeshtë sa ai pas derbit të fundit të fituar, për shembull. Në atë rast gjendja ishte ende nën kritikat e ngacmimeve nerazzurre: pas një sërë humbjesh, njëra më e keq se tjetra, ke pak për të festuar. Por sidoqoftë u gëzuam: seria negative kishte marrë fund dhe suksesi na dha shpresë. Por më pas Milani u zhyt përsëri në spiralen e uljeve dhe ngritjeve, duke u rikthyer në slitën që prej më shumë se 2 vjet tashme na i ka sjellë zorrët në gojë, pa na bërë të kuptojmë shumë nga vlerat reale dhe thellësia absolute e këtij ekipi, kësaj skuadre. Madje as nga Pioli e as Fonseca. E di se me të lexuar këto rreshta të parë, shumë do ta çojnë mendjen direkt te klubi: jemi pjella të krijuesve tanë.

Pra, kaluar euforia e natës në Bernabeu, pyetja kryesore është: kush jemi ne në të vërtetë? Cili është potenciali i Milanit? Janë ende shumë pak momentet e ekzaltimit krahasuar me grushtet në bark: Interi dhe Reali, gjysmë ore në Leverkusen dhe gjysmë ore me Napolin, performanca e bukur kolektive me Udinesen padrejtësisht me 10 burra për një orë, nuk i fshijnë dështimet e përsëritura me Torinon, Parmën, Lazion, Fiorentinën… Dhe Monzën, ku në pjesën e parë ishe nën mëshirën e djemve të Nestës dhe në pjesën e dytë nuk bëre asgjë për t’i mundur, kur ata ishin dukshëm të rënë. Fjalët e Fonsecës pas 1-3 ndaj Realit duhen interpretuar drejtë: “Është më e vështirë në Monza sesa në Madrid”. Personalisht e kuptova qëllimin e qartë për ta adaptuar ekipin me ato që janë vështirësitë taktike të Serie A krahasuar me ato të Champions League. Në fakt, nuk është se kundër Liverpoolit dhe Bayerit (dhe pjesërisht edhe kundër Bruges) këto diferenca, në lidhje me lojën dhe qëndrimin e kuqezinjve, ishin shumë të ndryshme se ato të më shumë së 10 ndeshjeve të kampionatit, nga të cilat 3 të humbura.

Kundër kampionëve të Spanjës dhe Evropës, para së gjithash, kryevepra ishte taktike, por mbi të gjitha në interpretimin e ideve të trajnerit. Që do të thotë shumë gjëra: e para është që dhoma e zhveshjes është me të, e kupton dhe ndan udhëzimet e tij. E dyta është se kur do, skuadra di të përdorë egërsi, kujdes, vetëflijim dhe determinim, të cilat rrisin aftësitë e saj të konsiderueshme teknike. E treta është se duke përthithur, përfundimisht, vazhdimësinë, mund të arrihen qëllime të rëndësishme. Mbetemi të idesë se formazioni, pra interpretët, moduli dhe sistemi i lojës janë të rëndësishëm, por vlera e futbollistëve dhe aftësia e tyre për ta shprehur atë është në fund aspekti i vërtetë deçiziv. Pasditen e së mërkurës së kaluar lexova dhjetëra aludime (deri në sharje) kur u bë e ditur se do të luante Musah: Fonseca dhe amerikani e bënë të qartë se çfarë kishin në mendje.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Nëse është e vërtetë, siç edhe është e vërtetë, që në Serie A taktikat dhe organizimi i kundërshtarëve, nga i pari tek i fundit në klasifikim, janë pafundësisht më të komplikuara se në Champions League, i takon Fonsecës dhe skuadrës t’i zgjidhë çështjet. Stefano Pioli me Milanin fitoi një skudeto, 2 vende të dyta dhe një gjysmëfinale të Champions League. Siç thoshte Gene Wilder, “mund të bëhet”.

Nuk i kemi konsideruar asnjëherë stolat e Leaos si një ndëshkim, por si zgjedhje teknike, si pritje dhe shpresë (e një trajneri që nuk është vetëdëmtues) për të shtrydhur lëngun e portokallin, duke stimuluar enzimat. Vetë Morata, në vigjilje të Madridit tha se: “Është më i forti nga të gjithë ne”. Përveç ndonjë opinionisti, kështu mendojmë të gjithë, madje edhe vetë Fonseca. Leao, je ti ai që duhet të na japësh të drejtë.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?