Mbërritja e Conceicaos te Milani ka sjellë padyshim një atmosferë të re në Milanello. Trajneri portugez i ka vendosur rregulla të qarta grupit, në përpjekje për të ringjallur fatet e kuqezinjve në kampionat dhe duke synuar kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm. Qasja e tij autoritative dhe vizioni taktik kanë bërë të ndihet menjëherë ndikimi i tyre.
Fitorja e Superkupës së Italisë ishte një kartë e shkëlqyer për Conceicao, duke konfirmuar cilësinë e punës së tij fillestare dhe duke i dhënë shtysë projektit. Triumfi ndaj Interit ka injektuar besim, duke ushqyer shpresën se Milani mund të nisë një fazë të re suksesi.
Conceicao ndryshon hierarkitë në Milanello
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ndryshimi i dëshiruar nga Conceicao nuk kufizohet vetëm në aspektet taktike, por ka prekur edhe hierarkitë e brendshme. Një kuqezi, fillimisht në prag të largimit të mundshëm, e pa të ardhmen e tij të transformohej falë angazhimit në fushë, duke fituar një rol më të rëndësishëm në skuadër. Situata ka ndryshuar në kohë rekord dhe tashmë për të po hapen skenarë që deri vonë ishin të paimagjinueshëm. Rreth tij ka dalë një skenar që do t’i lërë të gjithë pa fjalë.
Nga dalja në shitje, në fushë për Milanin, Conceicao ndryshon të ardhmen e tij
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Pak muaj më parë, e ardhmja profesionale e kuqeziut dukej e shënjuar; ai, në fakt, konsiderohej si tepricë nga drejtuesit. Ky status normalisht do të kishte çuar në një shitje ose huazim në një ekip më pak prestigjioz, me Campobasso që po tregonte interes të veçantë për kartonin e tij. Megjithatë, Omoregbe, lojtar klas 2003, ka pasur një kthesë profesionale mjaft të papritur, falë një seance të përbashkët stërvitore që tërhoqi vëmendjen e Sergio Conceicaos, trajnerit të Skuadrës së Parë të Milanit. Performanca bindëse e Omoregbe gjatë stërvitjes, e shënjuar nga përparime dhe përshpejtime të dukshme, bëri që Conceicao ta thërriste për ndeshjen kundër Cagliarit. Madje, më pas, 21-vjeçari, hyri edhe si zëvendësues i Rafael Leao dhe për pak sa nuk çonte në një gol që mund të kishte vulosur ndeshjen nëse nuk do të ishte për një rast, të disatin në rradhë, të humbur nga Tammy Abraham. Një debutim që, pavarësisht minutazhit të shkurtër, i ofroi Omoregbe një vitrinë prestigjioze dhe potencialisht ka ndryshuar edhe rrjedhën e karrierës së djaloshit.
Perspektivat e ardhshme
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Skadimi i afërt i kontratës së Omoregbe me Milanin, e planifikuar për në qershor, në fakt shton një notë pasigurie, por edhe shpresë për të ardhmen e lojtarit. Pasi nuk u përdor nga Daniele Bonera në skuadrën e Serie C dhe gati u shit te Campobasso, milanisti i ri tani mund të aspirojë për një rol më të konsoliduar brenda Milanit të Madh, ndoshta duke nisur nga pankina edhe në ndeshjet e ardhshme, si ajo kundër Como. Historia e tij nxjerr në pah fluiditetin e karrierës në futboll, ku vendosmëria, talenti dhe pak fat mund të transformojnë rrënjësisht trajektoren e karrierës së një lojtari.