Janë ditë reflektimesh të mëdha këto në Casa Milan, me klubin e thirrur për të marrë vendime vendimtare për të ardhmen. Zgjedhja e Drejtorit të ri Sportiv dhe e trajnerit që, sipas të gjitha gjasave, do të zërë vendin e Conceicao janë në qendër të debatit. Në veçanti, për pankinën, duket se në garë është rikthyer fuqishëm kandidatura e Maurizio Sarri. Një prapaskenë shumë domethënëse në fakt e ka nxitur hipotezën e mbërritjes së tij të mundshme, me disa shenja që mund të konfirmojnë interesin e klubit Rossoneri. Situata mbetet në zhvillim e sipër, me tifozët janë në pritje të zhvillimeve definitive.
Supertalenti i ri: nga Barcelona, me vrap te Milani
Megjithatë, ende asgjë nuk është shkruar dhe kthesa të bujshme mund të ndodhin në çdo moment të kësaj teenovele, jo edhe aq të pazakontë te Milani. Ndërkohë, klubi Rossoner nuk humbet kohë dhe vazhdon të monitorojë merkaton në kërkim të zgjidhjeve në gjendje për t’i dhënë një “glow up” teknik organikës milaniste. Ndër emrat më të nxehtë, sipas zërave më të fundit, është ai i një supertalenti blaugrana. Profili i tij ka tërhequr vëmendjen e Milanit, i cili mund të përpiqet ta shtojë në organikë për sezonin e ardhshëm, pavarësisht zgjedhjeve që lidhen me stolin dhe merkaton në largim.
Bëhet fjalë pikërisht për djaloshin plot talent Fermin Lopez, i cili kundër Interit e demonstroi vlerën e tij me disa lojëra brilante, në përpjekje t’i shkaktuar probleme sa më të mëdha mbrojtjes nerazzurre nëpërmjet driblimeve dhe vizion të lojës. Megjithatë, aktualisht, spanjolli i ri, klas 2003, e gjen veten të detyruar të konkurrojë me dy nga sulmuesit më të mirë në botë, në të njëjtin rol me atë të tij, gjë që ia ka vështirësuar shumë fitimin e një vendi titullar, gjë që vetëm pak herë ka ndodhur këtë sezon. Sipas kolegëve të portalit SpazioMilan, Milani mund të përpiqet ta rrëmbejë Lopezin nga Barcelona, duke përdorur një aleat special: Cesc Fabregas. Nëse Igli Tare – aktualisht në pole position për t’u bërë DS i ri i Milanit – do ta zgjidhte si trajnerin e tij të ardhshëm, trajneri aktual i Comos mund të bëhej një ndërmjetës kyç në lehtësimin e përshtatjes së Lopez në sistemin e lojës së Rossonerëve, duke përfituar nga eksperienca dhe lidhja e tij me talentin e ri.