Nga Atalanta për sulmin e Milanit: Plani i drejtorit Tare, sipas ekspertit Di Marzio

Është gazetari i Sky Sport dhe eksperti i mirënjohur i merkatos, Gianluca Di Marzio, ai që ka zbuluar planin e mundshëm të drejtorit sportiv të Rossonerëve për bomberin argjentinas të natyralizuar italian

Milanistat
2 Min Read

Milani është në punë për t’u përforcuar në të gjitha aspektet e tij në prag të sezonit të ardhshëm, veçanërisht për repartin e tij ofensiv. Me lamtumirën e mundshme të Luka Jovic, i cili nuk pritet të rinovojë më kontratën e tij dhe rikthimin e Tammy Abraham nga huazimi i tij për te Roma, drejtuesit e Rossonerëve po vlerësojnë përforcimet e reja për në sulm. Objektiv është gjetja e një sulmuesi që të mund të garantojë gola dhe cilësi për skuadrën, duke kontribuar në projektin teknik të mister Massimiliano Allegrit. Në sfond duket se po ndizet gjithnjë e më shumë pista që çon te Vlahovic, me Taren, i cili tashmë po planifikon një ofertë të rëndësishme për serbin e Juventusit.

Interesi për argjentino-italianin

Sipas zbulimit që Gianluca Di Marzio raportoi gjatë programit ‘Sky Calciomercato – L’Originale’, Milani ka vënë në shënjestër Mateo Reteguit, sulmuesin e Atalantës dhe golashënuesin më të mirë të sezonit të kaluar të Serie A. Lojtari ka treguar cilësi të mëdha dhe nuhatje të shkëlqyer për golin, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve italiane dhe ndërkombëtare. Negociatat, megjithatë, mund të mos jenë të lehta: kostoja e lartë e kartonit të lojtarit dhe interesi i ekipeve të tjera mund ta ndërlikojnë marrëveshjen.

Zbulimi i Di Marzio-s

Pavarësisht vështirësive, Milani synon të testojë terrenin gjatë ditëve të ardhshme për të vlerësuar bërjen apo jo të operacionit. Drejtuesit e Rossonerëve janë të vetëdijshëm për sfidat ekonomike që lidhen me blerjen e Reteguit, por është gati të bëjë një përpjekje konkrete për ta sjellë në Milan. “Milani do të përpiqet ta marrë Retegui, ka një interes konkret”, tha Di Marzio, duke konfirmuar interesin e klubit për sulmuesin italo-argjentinas. Nëse marrëveshja miratohet, Retegui do të përfaqësonte një përforcim të rëndësishëm për sulmin e Rossonerëve, duke i ofruar mister Allegri një opsion të ri ofensiv cilësor.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente