I ftuar pak ditë më parë në emisionin Fenomeni, drejtuar nga Luca Toni, në Amazon Prime Video, Alessandro Nesta ka kujtuar kampionatet e fituar në karrierë: “Jam më i lidhur me skudeton e parë. Ishte një vit ku patëm dalë jashtë Champions League dhe kështu e rikthyem sezonin në rrugën e duhur. Por skudetoja që më mbetet më afër zemrës është ajo që kam fituar me Lacion. Sepse te Milan, me skudeto, kupa… janë mësuar. Festë çdo ditë”.
“Në Romë festuam për një muaj. Te Milan festohet fort kur fitohet Champions League. Skudeto kemi fituar pak. Tre finale të Champions League dhe më pas fituam vetëm dy kampionate… Klubi ishte më i predispozuar për Champions League, edhe njerëzit. Në Champions League rrallë gabonim ndeshje, ndërsa nëse shkonim të luanim në Reggio Calabria, për shembull, mund edhe të barazonim. Trajneri (Carlo Ancelotti, red.) ishte më i prirur drejt Champions, shikojeni tani te Real Madrid. Klubi ishte për Champions League, por edhe njerëzit: ndezej flakë, ishte atmosferë ndryshe”, shton trajneri aktual i Monzës.
Pastaj fjalë vlerësimi për Paolo Maldinin: “Pata luajtur me të edhe në kombëtare, pastaj shkova te Milani. Është absolutisht mbrojtësi më i fortë për cilësinë fizike dhe mendore. Gabonte edhe ai, shumë pak, por gabimi nuk e ndalonte aspak. Gjithmonë në këmbë, fliste pak. Më i miri i futbollit botëror. Më mësoi mendësinë. Unë vija nga Roma me flokë të drejtuar, sandale dhe pantallona të shkurtra bermude, ai më mësoi si duhej të qëndroje te Milani. Kishte një forcë… Në moshën 40-vjeçare shkonte akoma si tren. Ishte më i forti, i vetmi person që kur e takoj më vë në siklet. Pse? Nuk e di. Siklet në kuptimin që është ndryshe nga të tjerët”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>