Milani duket se nuk dëshiron të ndalet tek Kyle Walker, si blerje e këtij sesioni të merkatos dhe po shikon me kujdes edhe në shtëpinë Los Blancos
E bërë për mbrojtësin e Manchester City, Milani vazhdon të jetë në kërkim të përforcimeve të tjera për zona të ndryshme të fushës dhe një nga opsionet të çon te skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti.
Suksesi i arritur kundër Gironës në Champions League ka rikthyer qetësinë në casa Milan, me kuqezinjtë që mund të shikojnë me besim ndeshjen e fundit të fazës së grupeve për të provuar kualifikimin direkt për në raundin e të Tetave të Finales. Skuadra tashmë është e thirrur për të pasur vazhdimësi në kampionat për të provuar një revansh të vështirë për të arritur një nga katër vendet e para që do të nënkuptonte rikthimin sërish në Champions League. Në përpjekje për të përmirësuar performancën, Milani është i vendosur të bëjë përpjekje në merkato me drejtuesit kuqezinj që po eksplorojnë nëpër pista të ndryshme.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Sipas asaj që kanë zbuluar kolegët e Fichajes.net, Milani ka vënë në shënjestër Arda Guler me shpresën që ta marrë në huazin lojtarin për nën urdhërat e Sergio Conceicaos. Me dështimin efektiv të marrëveshjes së Joao Felix për shkak të kërkesave të larta të Chelsea, Milani po mban një sy te talenti i Real Madridit, duke shpresuar që merengues të hapen për një transferim në huazim.
Ideja e Milanit është që të mbyllë një marrëveshje të ngjashme me atë që solli Brahim Diaz te kuqezinjtë. Klubi milanez mund ta marrë në huazim mesfushorin sulmues turk për 18 muaj me opsionin blerjen, por duke i lënë Real Madridit mundësinë për të riblerë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Një marrëveshje jo e lehtë duke pasur parasysh që këtë sezon Carlo Ancelotti po i jep më shumë hapësirë talentit të ri i cili po përshtatet gjithnjë e më shumë me skemat e trajnerit italian. Megjithatë, shumë do të varet edhe nga vullneti i djaloshit, që është në kërkim të një hapësire më të madhe për të pasur vijimësi dhe për të vazhduar rrugën e tij të rritjes.
Ajo që duket e sigurt është se Real Madridi nuk dëshiron ta humbasë kontrollin e të drejtave të kartonit të lojtarit. Klas 2005, Arda Guler ende nuk i ka mbushur 20 vjeç dhe i është futur botës së futbollit duke treguar aftësitë e tij të nivelit të lartë. I vetëdijshëm se ka në organikë një nga lojtarët e mundshëm më të mirë në botë të viteve të ardhshme, Real Madridi është shumë i kujdesshëm në menaxhimin e rritjes së lojtarit dhe do t’i vlerësojë me kujdes lëvizjet e tij të ardhshme.