Ëndrra Joshua Zirkzee rrezikon të mbetet e tillë. Një ëndërr e çmuar prej muajsh që po zvenitet për shkak të kërkesës shumë të lartë për pagesë nga ana e agjentit të futbollistit. Pengesa që ka bërë të frenohen negociatat prej javësh tashmë parë nuk u tejkalua nga shoqëruesit e futbollistit të cilët kështu nisën të flirtonin më me insistim me Manchester United. Gjatë ditëve në vijim do të kuptojmë nëse negociatat mes Red Devils dhe holandezit do të marrin vazhdojnë vërtetë, duke i dhënë fund çdo lloj shprese për kuqezinjtë, apo ishin thjesht një tymnajë për të bërë që Milani të paguante shumën stërmadhe për agjentin.
Megjithatë, anëve të klubit të rrugës Via Aldo Rossi nuk thithet më optimizmi i së shkuarës. Shanset që Zirkzee të vishet përfundimisht kuqezi janë gjithnjë e më të pakta, por Milanit në mënyrë të pashmangshme do t’i duhet të hyjë vrullshëm në merkato për të marrë në dorë një tjetër qendërsulmues, për të zëvendësuar Olivier Giroud, i cili ka vendosur të ndalojë së luajturi në futbollin që ka rëndësi për të fluturuar që të luajë në Shtetet e Bashkuara, në Major League Soccer, me fanellën e Los Angeles FC. Emrat e qarkulluar këtyre ditëve janë vërtetë shumë, por asnjë nuk i ka karakteristikat e Joshua Zirkzee. Është e qartë, pra, se Milani tashmë do të blejë me një lojtar krejtësisht të ndryshëm nga ai i paramenduari dhe i preferuari deri më tani.
Merkato Milan, është Jonathan David emri i duhur
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Gjatë orëve të fundit profili që është përfolur më shumë është sigurisht ai i Romelu Lukakut. Një profil që nuk është aspak në përputhje me projektin RedBird. Duket e vështirë të besohet, në fakt, që belgu të mund të jetë qendërsulmuesi i Milanit të ri, sidomos me kushtet e diktuara nga Chelsea. Ndaj vëmendje kundrejt atyre emrave që janë lënë mënjanë kohët e fundit dhe që mund të rikthehen fuqishëm në modë. Për shembull, mund të nxehet sërish pista Santiago Gimenez, në fund të fundit, çmimi i tij nuk është aq i ndryshëm nga ai i Zirkzee.
Por rruga më e qëndrueshme është patjetër ajo që do të çonte te Jonathan David. Sulmuesi i Lille është 24 vjeç, i ka mbushur 14 janarin e kaluar, por është tashmë prej disa sezonesh duke dëshmuar vlerën e tij me klubin francez. Më 2023-2024 ka realizuar plot 26 gola dhe nëntë asiste. Është e qartë se për të ka ardhur koha për të fluturuar, kontrata në skadencë pas më pak se një viti – më 30 qershor 2025 – nuk lë asnjë dyshim. David do t’i thotë lamtumirë Lille për një tarifë jo aq të lartë, për rreth 25/30 milionë euro. Kështu, mund të jetë ai në të vërtetë goditja e duhur për të vënë bast. Emri i kanadezit, ditët e fundit, ka qenë afruar edhe me Manchester United, por është e qartë se Red Devils, për Zirkzee do t’i linin Djallit rrugë të lirë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>