Ishte një rrezik i madh që në Bergamo të shpërfaqej në të gjithë dimensionin e saj emergjenca djallëzore e përjetuar nga Milani këto javët e fundit famëkeqes ndërprerje të kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. Tare tha: “Nuk mund ta parashikonin kthimin e gjashtë lojtarëve të dëmtuar!”.
Por, në fakt, po, duhej parashikuar, sepse në mungesë të kupave, janë pikërisht ndërprerjet e kampionateve për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, që janë bërë një kurth i tmerrshëm për klubet. Pra, një skuadër me një organikë të reduktuar në vetëm 19 lojtarë, sa në fushë e sa në pankinë, është vërtetë shumë e shkurtër për të synuar Champions League, duke lënë që tani pas dore Kupën e Italisë, apo, nëse doni, edhe Superkupën e Italisë.
Arritur në këtë pikë, do të doja të shtoja: për aq sa ka ende kohë, ata që te Milani kanë shtyrë për transfertën e Australisë, do të ishte më mirë që ta braktisnin idenë e tyre të çmendur dhe ta riplanifikonin transfertën në Itali a në një vend më të përshtatshëm, sepse pasojat e mundshme, që bien gjatë zhvillimit të turneut (fillimi i shkurtit), mund të jenë katastrofike për klasifikimin.
Deklaratat e Tares në Bergamo ngjajnë si preludi i një plani për t’iu drejtuar përsëri merkatos në janar, për të përforcuar skuadrën. Nëse do të ishte vërtet kështu, duhet lëvizur që tani, sepse pasja e përforcimeve menjëherë në Milanello, që në fillim të janarit do të ishte një kontribut i vlefshëm, duke pasur parasysh se nuk do të ketë as pushime të zakonshme Krishtlindjesh këtë vit.
Sa i përket Bergamos, do të doja të shtoja vetëm një vlerësim teknik të performancës: nuk më pëlqeu Milani i pjesës së parë, por më pëlqeu shumë Milani i pjesës së dytë. Dhe pa “cicmicet” e Saelemaekers, rezultati ndoshta do të kishte qenë ndryshe.
Leao nuk ishte në më të mirën e tij, siç u duk qartë edhe nga zëvendësimi i tij në intervalin midis pjesëve, por edhe në planin fizik – pavarësisht mungesës së alternativave në stol – skuadra dha përgjigje të respektueshme ndaj Atalantës, që mundi të bënte pesë zëvendësime dhe po i mbaronte fuqia në fund. Juric në fund të fundit ishte i pakënaqur për një arsye shumë të thjeshtë: ata në Bergamo, për shkak të shtatë barazimeve në nëntë ndeshje, nuk janë aspak të kënaqur me punën e tij.
GALLIANI DHE CONTE – Nga “ciu ciu bau bau” që vazhdojnë të qarkullojnë, vërehet një zhvillim i ndryshëm mbi çështjen Galliani. Kështu, duket se është i destinuar për një post në FIFA, pasi ka pranuar një ftesë të Presidenti Infantino.
E kuptoj që oferta është prestigjioze, por njëkohësisht, jam i bindur se një rikthim te Milani do të kishte qenë me një përfitim të paparë për klubin.
E megjithatë, mjafton të shohësh se çfarë po ndodh në Serie A për të kuptuar një të vërtetë të hidhur: i vetmi kundërshtar i hapur dhe i vëmendshëm ndaj Beppe Marottës është Antonio Conte. Fjala e tij e ashpër të martën në mbrëmje në Lecce (“QËNDROJMË TË HESHTU, POR NUK JEMI BUDALLENJ”), duke paralajmëruar rrezikun për ndikimin e gjyqtarëve dhe të vetë kryegjyqtarit Rocchi, nuk është vetëm një çështje shqetësuese për Napolin dhe napolitanët.
Prezenca e Gallianit, duke veshur përsëri fanellën Rossonere, do ta kishte rigjallëruar aksin e riekuilibrimit të forcave politike në fushë. Është humbur një shans i madh.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
