Kemi hyrë në ditët më të nxehta në prag të big match të fundjavës midis Juventusit dhe Milanit.
Bianconerët luajtën dje në Champions League në Spanjë kundër Villarrealit: një tjetër barazim pasoi barazimin e javës së kaluar në kampionat kundër Atalantës.
Igor Tudor ka ende shumë për të shqyrtuar dhe duhet të bëjë llogaritë edhe me lodhjen dhe zgjedhjet e formacionit. Përveç çdo zhvillimi të papritur, do të jenë Bremer, Di Gregorio dhe edhe Thuram, që duket se është gati të rikuperohet në prag të Rossonerëve.
Milani është gati
Edhe Allegri, që ka mundur të kalojë një javë të qetë në Milanello me skuadrën e tij, duhet të bëjë gjithashtu llogaritë me një emergjencë të mundshme në mbrojtje.
Nuk do të jetë Estupinan, i skualifikuar dhe Tomori është në dyshim (edhe dje u stërvit veçmas). Modric, Rabiot dhe Fofana janë siguritë e mesfushës, ndërsa në sulm, i vetmi i sigurt për vendin e titullarit është Christian Pulisic.
Amerikani, forca lëvizëse e Milanit të këtyre viteve, po përjeton një moment suksesi absolut: arrin të bëjë gjithçka dhe shifrat janë të frikshme. Ndërsa klubi, nga ana e tij, po mendon edhe për rinovimin.
Firma një hap larg
Është folur shumë për zgjatjen e mundshme të kontratës së Pulisic në këto javë, por në casa Milan nuk ka asnjë nxitim.
Rinovimi i ish Chelsea në fakt nuk është konsideruar përparësi për një arsye shumë të thjeshtë: kontrata e tij skadon më 2027, por në kontratë ekziston edhe opsioni për një tjetër vit, pra për deri në vitin 2028, të cilin klubi mund ta aktivizojë në çdo rast.
Pra, flasim potencialisht për tri vite të tjera në kontratë dhe për këtë nuk ka pasur nevojë të përshpejtohen kohët.
Drejt rinovimit
Mirëpo Milan po e mendon një gjë të tillë dhe kjo është zbuluar sot nga kolegët e të përditshmes së madhe sportive Corriere dello Sport. Ideja është ajo e rinovimit brenda muajve të ardhshëm: Pulisic meriton një pagë prej top playeri, që tejkalon pesë milionët dhe mbi të gjitha, duhet blinduar sepse, nëse vazhdon kështu, do të jetë e vështirë të mbahet në fund të sezonit të ardhshëm.
Që verën e kaluar ka pasur interesime, veçanërisht nga Arabia Saudite, por tani mbi të mund të ndizen farët e Premier League.
Eksperti i merkatos Mateo Moretto, së fundmi, ka zbuluar se Ibrahimovic, gjatë muajve të kaluar, pati bërë paksa presion për të rinovuar kontratën. Pulisic, përpara verës, kishte marrë kohë për të kuptuar se çfarë drejtimi do të marrë drejtimi i projektit teknik dhe tani përgjigjet janë pozitive.
Do të duhet pritur edhe pak, por Milani po punon dhe ndoshta jo shumë shpejt, do të propozojë një akord të ri.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
