Post Milan-Fiorentina e kësaj here ka qenë shumë e trazuar.
Në rrjetet sociale, në shënjestër të të gjithë atyre është Santi Gimenez, të cilit, sipas zërave që qarkullojnë korridoreve, i atribuohet përgjegjësia për ndryshimet klimatike, për vrimën në shtresën e ozonit e madje edhe për trafikun e drogës. Është një kriminel që meriton të prangoset pa kusht!
Dhe tani, shakatë mënjanë, për hir të të vërtetës dua të them që personalisht mendoj se Santi Gimenez nuk bëri edhe aq figurë të bukur me atë skenë. Jam i pari që them se nuk do të doja kurrë që një atlet i stërvitur të shembet përtokë prej prekjes më të vogël. Por nga aty e deri te ta quash kriminel, kjo të bën vërtetë për të qeshur.
Santi Gimenez, përveçse një person i shkëlqyer dhe një besimtar i vërtetë, është një futbollist shumë i mirë që po përpiqet të gjejë veten në një skuadër të madhe dhe që mban mbi supe numrin 7 të fenomeneve që kanë shkruar legjendën e Milanit.
Një gabim, një skenë, mund të provokojnë një qortim, por ajo që po ndodh këto ditët e fundit është e turpshme. Interistët dhe napolitanët, madje e shohin Scudetton tashmë të dhënë, në tavolinë, Milanit.
Dhe kush, flasin interistët, të cilët që kur Marotta vuri këmbën te Inter kanë filluar të vjedhin sikur të mos kishte të nesërme.
Tre disfavore dhe dhjetë mijë favore, por për interistët, janë ata gjithnjë të penalizuarit. Ata po, do të mbeten gjithmonë, maksimumi, ngrënësit e pesë dardhave, pasi kjo po, që është vërtet e turpshme: shndërrimi i një finaleje të Champions League si të ishte një miqësore e të enjteve midis beqarëve dhe të të martuarve.
Ata do të mbeten gjithmonë ata të dopingut, të kartave SIM, të pasaportave fallco, të Scudettos prej kartoni, të… oh, sa shumë ka.
Ata të VAR-it të Torino-Inter që bërtitën “top i plotë” kur në të vërtetë ishte “këmbë e plotë”. Ata mizanskenave të panumërta të Barellës dhe Lautaros dhe VAR-it të heshtur.
E mund të vazhdojmë me orë të tëra. Napolitanët janë ata që thonë “jemi të fortë”, por kur humbasin, është gjithmonë faji i gjyqtarit, i pushtetarëve dhe i establishmentit.
Ndoshta, nëse ndeshjet do të bëheshin pa arbitra, sot do të kishin dhjetë Scudetto dhe tre Champions League, por meqenëse gjyqtari duhet për të luajtur, besoj se e kanë pak të vështirë.
Ata, janë ata që i bëjnë moral Gimenez dhe kanë harruar se janë kampionë bote përsa i përket sjelljeve qesharake, midis asaj të Alemaos, që një monedhë i kaloi fare pranë, por që për masazhatorin e Napolit ishte një koktej Molotov i pashpërthyer.
Shpenzuan 200 milionë euro për një skuadër kampione të Italisë dhe problemi i tyre është Santi Gimenez, i cili, në mënyrë edhe pse të lehtë, sidqoftë ndalohet nga kundërshtari.
Bën moral Pradè, që kujtesën e ka shumë të shkurtër. Në Pisa e vodhën ndeshjen, nuk e arritën dot as fitoren, por lypën një barazim pas një penalltie të madhe sa New Yorku në favor të Pisës. Atje, i dashur Pradè, s’pati asgjë të turpshme, hë?
Në gjithë këtë kaos, kaloi pa u vënë re që Milani, pa gjashtë lojtarë të kalibrit të Rabiot, Loftus-Cheek, Pulisic, Jashari, Estupinan dhe Nkunku, me vetëm Gimenez në stol si pikë referuese sulmuese dhe një pankinë plot me lojtarë të Milan Futuro, me një formacion titullar që shihte Leaon si qendërsulmues (një pozicion për të cilin Max Allegri po punon shumë), Salaemakers jashtë roli dhe anësorët klas 2005 dhe 2006 (anësorët janë i vetmi pozicion ku Milani është paksa i mbuluar, edhe pse jo aq sa duhet), duke fituar 2-1, një ndeshje që shkon shumë përtej rezultatit dhe çështjes Gimenez.
Një ndeshje ku Milani lejoi vetëm një gjuajtje – që gjuajtje nuk ishte – ndaj Fiorentinës, me rastin e golit të tyre dhe që midis shumë vështirësive, krijuan mundësitë e tij për shënim.
Oltre ai due gol di Leao, parliamo delle occasioni di Pavlovic, di Tomori, di Gimenez con miracolo di De Gea.
Përtej dy golave të Leaos, le të flasim për shanset për Pavlovic, Tomori dhe Gimenez, me De Gean që bëri një mrekulli.
Sigurisht, një futboll më pak fluid ndaj ndeshjeve të fundit, por i sfidoj të gjithë të provojnë të luajnë mirë me gjysmën e skuadrës që mungon dhe njëmbëdhjetëshin titullar që praktikisht luan në role që nuk i përkasin.
Kaloi pa u vënë re që Milani, përveç hapit fals me Cremonezen, ku nuk meritonte të humbte, rreshton pesë fitore dhe një barazim duke u përballur me Napolin, Juventusin dhe madje edhe me një Fiorentinë ende të fortë.
Kaloi pa u vënë re që, ndoshta, ku i dihet, ndoshta nuk do ta fitojmë Scudetton, por grupi beson në Scudetto, grupi po lufton për skudeton, grupi e do Scudetton dhe është i vetëdijshëm se mund t’i bëjë ballë kujtdo në Serie A për të fituar Scudetton. Pa mendjemadhësi, me përulësi, dëshirë dhe vendosmëri.
Milani është rikthyer të shkaktojë përsëri probleme dhe ne e kemi kuptuar plotësisht. Forza Milan, gjithmonë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
