Ahhh, më në fund qenkësh gjetur ilaçi i të gjitha sëmundjet, e mbi të gjitha, zgjidhja e problemeve tona!
Po, pra. Do të kishte mjaftuar vendosja e një mbrojtjeje me tre për t’i dhënë një ekuilibër më të madh Milanit, duke çliruar, ndër të tjera, edhe Theon prej një sërë detyrash mbrojtëse e duke i kërkuar edhe Leaos që të mos sakrifikohet duke ndjekur kundërshtarët! Po, po… Eh, sigurisht që po përdor ironi, jo sepse dua të shkoj kundër-rrymë dhe të mos jem dakord me faktin që skuadra që pamë në Udine u tregua në vetvete me modulin e ri, por vetëm sepse do të prisja disa kundërprova, pra edhe ndeshje për ta ndarë nëse ky është moduli i duhur mbi të cilin duhet insistuar.
Edhe sepse askush nuk mund ta heqë nga mendja se ripërsëritja e faktit që në pjesën më të madhe të ndeshjeve, Milani, ka pësuar vazhdimisht gola i pari, (madje edhe dy gola) dhe ka patur një qasje shumë të dobët ndaj ndeshjeve, duke mos qenë i varur prej sistemit të adoptuar të lojës, por më tepër nga qëndrimi mendor me të cilin skuadra dhe shumë prej lojtarëve të saj janë paraqitur në fushë (dhe stërprova e kësaj është në derbi, i përballur këtë vit me vëmendjen e duhur). Me pak fjalë, le të presim ndeshjet e rradhës, të vështira dhe vendimtare (me Atalantën dhe Interin) për të nxjerrë vlerësimet e duhura.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Teksa jam argëtuar pa masë duke lexuar komentin e përbashkët të shumë komentuesve “kritikues”, domethënë atyre që prej muajsh vazhdojnë të hedhin pisllëqe mbi gjithçka që ka të bëjë me Milanin këtë sezon; kur shkruani se “të shohësh Milanin tek luan kështu, tregon se skuadra është e fortë dhe kjo vetëm sa shton keqardhjen që ka përfunduar në vendin e nëntë: çfarë shpërdorimi!” dhe e mbyllni duke kundërshtuar vetveten, para së gjithave, me akuzën tuaj se drejtuesit “kuptojnë një m*t, janë të papërvojë dhe duhen përzënë me shkelma b*thëve”? Por, nëse kjo skuadër është e fortë dhe mjafton të përdorësh një modul funksional me karakteristikat e lojtarëve, a nuk do të thotë vallë se pikërisht këta drejtues nuk kanë punuar edhe aq keq në ngritjen e kësaj skuadre dhe se nuk janë tamam k*qe që nuk kuptojnë asgjë! Apo jo?? Ndoshta mund të thuhet se ky klub ka dështuar me zgjedhjen e trajnerit, si verën e kaluar ashtu edhe në fillimjanarin e këtij viti kur vendosën ta zëvendësojnë, por kjo do të nënkuptonte edhe rishikimin e disa gjykimeve për Moncadën, Furlanin dhe Ibrën dhe nuk duhet “detyruar” Cardinale që ta shesë klubin dhe të zhduket.
Do të mjaftonte një kritikë më e qetë dhe objektive mbi gabimet e drejtuesve të këtij klubi dhe ndaj kësaj pronësie; përtej zgjedhjes së teknikëve, janë bërë edhe gabime të tjera, si zgjedhja e gabuara e verës për disa blerjeve dhe më pas zëvendësimi me të tjera në merkaton e janarit, apo moszgjedhja e një Drejtori Sportiv me përvojë, që po kërkohet me qiri në dorë tani. Zgjedhje të gabuara të diktuara nga papërvoja dhe nga fakti se vetëm ata që punojnë bëjnë gabime, por që në çdo rast tregojnë edhe se njeriu mëson nga gabimet dhe përpiqet t’i korrigjojë ato. Por kjo nuk do të thotë që të pushkatohen njerëz apo edhe të vazhdohet të invokohet që pronësia duhet të shesë e të largohet, edhe pse e dimë mirë se kjo “ftesë” e dytë është bërë vetëm se ka shkuar kundër interesave ekonomike të dikujt dhe nuk ka të bëjë fare me fushën!
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Opinionet e shprehura ne këtë editorial nuk shprehin domosdoshmërisht qëndrimin e redaksisë dhe janë në kuadër të debatit të madh të hapur mbi të ardhmen e klubit tonë të dashur