Modric, teste fizike të habitshme: ja pse 40 vjeç, ylli i Milanit, po performon kaq mirë në moshën

Luka Modric, mesfushori i Milanit, pavarësisht moshës vrapon si një djalosh. Minutazhi i tij është rritur në krahasim me sezonin e fundit në Spanjë me Real Madridin. Sekreti?

Milanistat
3 Min Read

Mesfushori kroat Luka Modric, klas 1985, iu bashkua Milanit si lojtar i lirë – pas plot 13 sezonesh te Real Madridi – në dritaren e fundit të merkatos verore. Ndikimi i tij në botën e kuqezinjve? I papritur, pothuajse një zbulesë.

Po, sepse, pavarësisht 40 viteve të tij, fiziku i Modric – klasi pafund i të cilit me topin është jashtë çdo diskutimi – mbahet shkëlqyeshëm, siç e dëshmojnë edhe testet fizike. Sipas tyre, Modric ka fluiditetin e vrapimit të një të riu, ashtu si edhe qëndrueshmërinë dhe aftësinë e rikuperimit.

Milan, Modric mahnit çdo ditë e më shumë

Entuziazmi për lojën, dashuria për futbollin dhe pasioni i tij për punën e kontribuojnë për ta mbajë aktiv dhe të gjallë, por, ekziston edhe një komponent ngushtësisht fizik. Konstrukti i tij e ndihmon në “konservimin” e mirë dhe kujdesi që ai tregon për trupin bën pjesën tjetër.

Për shembull, para dhe pas stërvitjes me ekipin, Modric kryen një rutinë nxemjeje dhe rikuperimi që e ndihmon në ruajtjen e formës. Pastaj, ushyerja dhe zakonet e mira të kultivuara gjatë viteve, bëjnë pjesën tjetër. Dhe minutazhi i tij është rritur karshi atij të sezonit të fundit me Real Madridin.

Me Milanin luan më shumë sesa në Madrid

Deri më tani, me Milanin, ka qëndruar në fushë 70% të minutave të luajtura prej Rossonerëve. Vitin e kaluar, me Los Blancos, në proporcion ishte më pak se 50%. Kur luan, ai magjeps dhe ka ndikim të madh: asist në Lecce për Ruben Loftus-Cheek, goli-fitore kundër Bolonjës. Por edhe me prekjet e jashtme, me vertikalizimet, impostimin e lojës dhe përkushtimin e tij të madh në fazën mbrojtëse.

Nëse Rossonerët, sot, mund ta shijojnë këtë Modric, është sepse për të, – faktikisht – loja, është konseguencë e mënyrës se si i qaset stërvitjes: që kur është në Milano, nuk ka humbur asnjë seancë stërvitore dhe bashkë me trajnerin Massimiliano Allegri dhe stafin e tij, përkujdeset për çdo detaj. Duke shpresuar ta shtyjë sa më shumë që të jetë e mundur datën e tërheqjes së tij.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente