Modric te Milani: është vërtet një “zgjedhje ekstravagante”, siç thotë Sacchi?

Mendimi i ish trajnerit të madh të Milanit të madh, Arrigo Sacchi mbi ardhjen e mundshme të Luka Modric ngre pikëpyetje legjitime, por ndoshta të pajustifikuara. Kroati, në sezonin 2024/2025, midis klubit dhe kombëtares së vendit të tij ka luajtur 65 ndeshje, 36 prej të cilave si titullar, dhe jo vetëm...

Milanistat
5 Min Read

Kur flitet për futbollin dhe për vizion taktik, emri i Arrigo Sacchit evokon në mënyrë të pashmangshme respekt dhe konsideratë të veçantë. Ai është njeriu që ka revolucionarizuar Milanin dhe frymëzuar breza trajnerësh me filozofinë e tij të pressingut të lartë dhe lojës kolektive. Por, edhe mendjeve më të ndritura mund t’u shpëtojnë vlerësime të nxituara. Bëhet fjalë për rastin më të fundit të komentit të Sacchit, i cili në kolonat e të përditshmes të mirënjohur sportive La Gazzetta dello Sport, më 5 qershor 2025 e përckufizon ardhjen e mundshme të Luka Modric te Milani si një “zgjedhje ekstravagante”.

Modric: eksperienca që mungonte

Në moshën 39 vjeçare, Luka Modric nuk është vetëm një ish fitues i Topit të Artë, por edhe një kampion që është ende i paprekur fizikisht dhe taktikisht. Te Real Madrid, ka ditur t’i menaxhojë minutat dhe intensitetin me inteligjencë, duke rezultuar vendimtar edhe në Champions League. Në sezonin 2024/2025, Modric ishte lojtari i njëmbëdhjetë për nga minutat e luajtura në të gjithë La Ligën, përpara shumë kolegëve shumë më të rinj. Por ka edhe më: ka luajtur në gjithsej 65 ndeshje zyrtare mes klubit dhe skuadrës kombëtare të vendit të tij, Kroacisë, duke nisur si titullar në 36 prej tyre. Jo thjesht një “senator i dhomave të zhveshjes”, pra, por akoma një protagonist në fushë.

Bëhet fjalë për shifra që, sinqerisht, mohojnë çdo akuzë për një “rënie” të tij. Ta sjellësh te Milani do të thoshte shtimi në organikë të një lojtari të mësuar të fitojë, të komandojë lojën në momente kyçe dhe – gjë jo edhe aq e parëndësishme – të udhëheqë të rinjtë me shembull.

Në kontekstin e një Milani që ka vënë bast (shpesh me sukses) mbi talente emergjentë, luajtja përkrah një ylli si Modric mund të jetë gjithçka tjetër përveçse jo një zgjedhje nostalgjike: është, nëse do të duhet thënë patjetër diçka, një vendim strategjik.

Share This Article
Pa Komente