Modric 40: Luka është tashmë në legjendë, por mund ta shkruajë historinë edhe me Milanin

Po flasim për një nga lojtarët më të mëdhenj në histori: e thonë sytë tanë, që prej 20 vjetësh i admirojnë cilësitë teknike dhe morale brenda dhe jashtë fushe; e thonë edhe statistikat që e kurorëzojna si një nga lojtarët më fitues të të gjitha kohërave. Një karrierë legjendare, nga e cila Milani, skuadra që Modric prej 1 korrikut, shpreson të përfitojë të paktën këtë sezon...

Milanistat
3 Min Read

Sot është një ditë domethënëse për botën e futbollit: Luka Modric mbush 40 vjeç. Po flasim për një nga lojtarët më të mëdhenj në histori: e thonë sytë tanë, që prej 20 vjetësh i admirojnë cilësitë teknike dhe morale brenda dhe jashtë fushe; e thonë edhe statistikat që e kurorëzojna si një nga lojtarët më fitues të të gjitha kohërave.

Një karrierë legjendare, nga e cila Milani, skuadra që Modric prej 1 korrikut, shpreson të përfitojë të paktën këtë sezon.

Si vera

Mbrëmë, Modric festoi 190 paraqitje me fanellën e Kroacisë, kombëtaren e të cilës e çoi drejt një vendi të dytë në Kampionatin Botëror dhe pas ndeshjes – së fituar kundër Malit të Zi për 4-0, në Zagreb – Rossoneri u brohorit nga i gjithë Stadion Maksimir, që i pa hapat e tij të para si futbollist dhe nga shokët, të cilët i kanë kushtuar një video dhe një tortë në dhomën e zhveshjes.

Fjalët e teknikut Zlatko Dalic, trajnerit kroat, janë indikative të cilësive të pafundme të këtij lojtari: “Ka treguar edhe një herë se sa më shumë vjetrohet, aq më i mirë bëhet. Mënyra e tij e të luajturi është fantastike, e rrallë në botë. E drejtoi kombëtaren me shumë ambicie, nuk do që të dorëzohet, do që të shkojmë në Amerikë, është ky objektivi ynë, dhe edhe një mundësi që diçka e mirë të ndodhë për ne, atje”.

Eksperienca e Modric

Modric ka firmosur një kontratë njëvjeçare me opsionin edhe për një tjetër me Milanin. Duke parë moshën dhe tipin e akordit, është e pamundur të bëhen parashikime afatgjata, por nëse Luka do të jetë ai i parë deri më tani, midis Rossonerëve dhe në kombëtare, është e drejtë që Djalli ta shijoë eksperiencën e Modricit në 100% dhe për aq kohë sa të mundet.

Të shijosh atë do të thotë të përvetësosh gjithçka që një lojtar i këtij kalibri mund të ofrojë: eksperiencë, kualitet teknik, cilësi prej lideri moral. Vetëm sa për të përmendur tri aspekte që Milani do të kishte nevojë urgjente.

Duket se vetë ylli kroat është shumë i disponueshëm për ta interpretuar këtë rol. Në këtë mënyrë, pavarësisht nëse qëndron për një, dy apo tre vjet, domethënia e kalimit të tij te Rossonerët nuk do të shkojë dëm.

Shpresa është që Modric të mund të vazhdojë ta shkruajë historinë me fanellën e Milanit, atë që e vishte me krenari kur ishte fëmijë.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente